Nga Libofsha ku shpërndau leje legalizimi, kryeministri Edi Rama është rikthyer që të flasë sërish për projektin e Unazës së Re dhe protestën që kulmoi para parlamentit dhe përfundoi me 15 policë të plagosur dhe 25 të shoqëruar. Rama u shpreh se gjithçka bëhet për luftë politike, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë legalizim aty ku është zënë hapësira e përbashkët.
Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t’u ndërtuar rruga. As nuk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm. Procesi i legalizimit këtu është mbyllur, por ka godina që nuk legalizohen pasi këtë e bllokon ligji. Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën.
Edi Rama
Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka ‘thumbuar’ edhe liderin e PD, Lulzim Basha për premtimet. “Përballja me kundërshtarin në realitet është më e komplikuar se kur bën projeksionet pa marrë ende qeverinë” tha Rama. Prej 20 ditësh banorët e Unazës së Re që preken nga projekti kanë protestuar duke bllokuar rrugën, ndërsa dje për dy orë u tubuan para Parlamentit.
Mbaje fjalen qe the zoti Rama! Asnje cent zaptueesve te kapsollave. Sot kalova aty dhe nga fillimi deri ne fund vetem biznese. Cfare duan keta kopuker qe te paguajme ne me taksat tona qerate e dyqaneve te tyre? Kush e ka blere token tek pronari i ligjshem te demshperblehet te tjeret tu japi Luli nga 14 milion euro qe mori vjehri i tij dhe familha gjobevenese Isufi.
PërgjigjuBanoret e Astirit , me sa degjojme ,s'kerkojne legalizim te banesave ,por vleren e tyre.Qeveritaret ,pretendojne se ,s'mund te shperblehen, sepse kan pervetesuar pronen e ish pronareve,toka mbi te cilen jan ndertimet.Hajde mere vesh arsyetimin e qeveritareve.Anuk ishte qeveria ku u mohoi te drejten ish pronareve mbi pronen.Ligji natyror dhe institucional,secilit hakun.Qeveria nuk eshte xhelati por administratori.Zoterinj te nderuar ,vetem nepermjet dialogut dhe deshires se mir ,ka zgjidhje .Kush nuk deshiron ta beje kete, eshte shkaterimtarii shoqerise.
Përgjigjupse taksapaguesit te humbin 2 her token publike edhe leket e tyre.... e e di qe pd ja dha gjithe ate fushen aty njerit nga veriu qe del aty ne protest.. pastaj ky ja shiti kush vinte nga veriu aty edhe e ndante me politikat nga nje morracak sot eshte miljarderr . ato jan aty si zaptues ... ne fund te fundit si kriminelat qe pastrojne parat e pista ne hotele keta kan zaptuer toka edhe nderto pa leje. 0 lek