Protesta për Unazën e Madhe/ Meta: Duhet dialog, institucionet të zbatojnë ligjin, do të kërkoj informacion

Protesta për Unazën e Madhe/ Meta: Duhet dialog, institucionet të zbatojnë ligjin, do të kërkoj informacion

Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas protestës së banorëve të unazës së re, që kundërshtojnë shembjen e banesave. Meta kërkon dialog dhe bën thirrje që institucionet të zbatojnë ligjin, ndërsa shton se do të kërkojë informacion për procedurat e ndjekura.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Presidencës

Banorët që preken nga ndërtimi i unazës protestojnë prej 12 ditësh, bashkia e Tiranës ka deklaruar se tubimet janë të sponsorizuara nga opozita, ndërsa është shprehur e vendosur për vijimin e projektit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 15/11/2018 10:50

    Presidenti republikes keshillon ( pazar) dialog per zbatimin e ligjit.... dhe pastaj pastaj kerkon gjilpeen ne kashte kur behet mbrojtesi i tij ... eh mor Like blloku...

    Përgjigju
  • hahahahahah: 15/11/2018 09:14

    Nuk duhet fare Dialog me ata Zabtues Tokash të Paudhë , por juve të LSI(LesheLisë) jeni vetëm për të Përçarë dhe pastaj për të Siguruar mdonjë VOTË , dhe kur merni PUSHTET , zgjidhni PETRIT HAJDUT VASILIN Ministër dhe PETRITI i LSIsë pastaj i bën ZYRAT e SHTETIT Copa-Copa me të VJEDHUR dhe ZHVATUR ! PETRITI i LSIsë Nuk ka shokë për VJEDHJE dhe për PLAÇKITJE të MINISTRIVE të SHTETIT SHQIPTAR !!!!??? Ty President në qoftëse të dhimbsen ato BANDITË dhe HAJDUTË TOKASH , jepu nga LEKËT e tua të FLORIRIT të KREABËS , që ju VODHE SHQIPRARËVE ! LSI është PARTI HAJDUTËSH dhe KRIMINELËSH .

    Përgjigju
  • xreport: 14/11/2018 22:25

    o flori si floriri i krrabes cde duhet ty je president i pavarur i poppullit..... je kriminel

    Përgjigju
  • Rruqja: 14/11/2018 20:57

    Lëre se e shkrive per korrektesin qe ke ne rrespekt te kushtetutes .te ka hije kur fol se je njeri i paster si flori prej balte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë