Protesta për vrasjen e Rashës/ Braçe: Vrasja jo politike, protesta po! Salianji e Hajdari: S'mjafton dorëheqja e Sandër Lleshaj, duhet drejtësi!

Protesta për vrasjen e Rashës/ Braçe: Vrasja jo politike, protesta po! Salianji e Hajdari: S'mjafton dorëheqja e Sandër Lleshaj, duhet drejtësi!

Protestuesit përpara Kryeministrisë

Protesta që ka përfshirë kryeqytetin ditën e sotme (9 dhjetor) për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës ka sjellë reagime të shumta.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet se kjo nuk ishte vrasje politike ndërsa protesta e sotme ishte e tillë.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një postimi në Facebook shkruan se dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mjafton.

Ai thotë se duhet vendosur drejtësi për krimin e rëndë dhe tentativën e manipulimit të saj. "Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën" - shkruan Salianji.

Ndërkohë dhe deputetja e opozitës, Rudina Hajdari përmes një postimi në Facebook shkruan se Sandër Lleshaj, fytyra e çdo polici, ka vrarë një qytetar të pafajshëm.

Ajo thotë se do të ngre zërin e saj në Kuvend për këtë vrasje.  "Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën", shkruan Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Braçe: Vrasja e Klodjan Rashës nuk ishte politike, protesta po! Dhuna në Tiranë nuk është drejtësi

1607538155_Screenshot12.jpg

Pas protestave të zgjatura pasditen e sotme që përfshinë Tiranën për vrasjen e Klodjan Rashës ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se vdekja e të riut është e pajustifikueshme, për më tepër duhet dënuar maksimalisht.

Duke iu referuar dhe disa akuzave nga politikanë të ndryshëm se kjo ishte vrasje skenuar nga qeveria, Braçe shprehet se kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Ndërsa për protestën e sotme ai thotë se është një tentativë politike për të marrë me dhunë pushtetin duke akuzuar opozitën.

Postimi i Erion Braçes:

Nje krim penal, i hetueshem, i gjykueshem, i denueshem maksimalisht! LIGJERISHT! Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij! Eshte e pashlyeshme per ta, ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre! Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete; E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor! Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur; Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj; Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une! Por nje gje dua ta them tani; KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE, AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE! Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite, edhe kur policia eshte percelluar me molotove! NE NUK VRASIM! NE NA KANE VRARE! Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;  nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare! JOOO! KURRE! Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane, NUK ESHTE DREJTESI! Per Klodian Rashen asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE! ESHTE DHUNE PER PUSHTET! E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!

 

Ora 17:53
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Hajdari: Lleshaj na ka thënë se pas çdo polici është fytyra e tij, ajo fytyrë ka vrarë një të pafajshëm

Thirrjeve që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen i është bashkuar edhe deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari. Ajo thotë se do të ngre zërin e saj në Kuvend për këtë vrasje.

"Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.

Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.

Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën", shkruan Hajdari.

Ora 17:45
Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit/ Salianji: Dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtësi për këtë krim shtetëror

1607535330_Sequence03.01381521.Still013.jpg

Lidhur me protestën për vrasjen e Klodjan Rashës ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj nuk mjafton dhe se duhet vendosur drejtësi.

"Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën! Duhet drejtësi" - shkruan Salianji.

 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lum: 09/12/2020 23:50

    roft shqiprija etnike nga shkumbini ktej jugut

    Përgjigju
  • edi: 09/12/2020 23:26

    Edhe ti mi Ela i shkofsh mbrapa me gjith familje ketyre "malokeve"Me siguri qe ti duhet te jesh qytetare nga jugu

    Përgjigju
  • Berat: 09/12/2020 21:40

    O Salianji kurr i vrahu sal henderri para kryeministris Ku k... ishe ti Pse nuk fole o kok bole

    Përgjigju
  • nuk i bohet von ktyre per te vrarin: 09/12/2020 21:14

    ktyre qe kan dal ne protest as i bohet von fare per ate qe u vra, kta duan ta bejn si ne '98 e vrane vete azem hajdarin dhe pastaj harruan te shkonin edhe ne varrim po shkuan dogjen kryeministrin edhe Tiranen keta bastard. Po sa leke paskan vjedh ne kto vite qe vazhdojn akoma te pagujn kokpalaret edhe nuk mbarojn.

    Përgjigju
  • Kaci: 09/12/2020 20:23

    Salianji by... q....,

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/12/2020 19:46

    Ai polic që ka shtën mbi qunin mund të jet paguar nga likja dhe sala, Kjo është arsyeja që në 30 vjetorin likja dhe sala trumpetojnë dhunë !

    Përgjigju
    • Eri: 09/12/2020 21:14

      Berisha me Meten rremuje duan se SPAK u ka bere gati dosjet e krimeve qe kane kryer 30 vjet me rradhe.

  • Lulekuqja: 09/12/2020 18:52

    Drejtesi me thyerje xhamash, e lufte me pemen e vitit te ri!!!!! Apo shtypem butonin ne e drejtesi me drita ndezur. PD and LSI kane bere drejtesi me drita ndezur per bemat e tyre! Po me uren c'paten xhanem!!

    Përgjigju
  • redi: 09/12/2020 18:46

    Drejtesine e vendos gjykata dhe jo protestat e dhuneshme.Policia mos te lejoj militantet e PD qe te shkaterrojne imlnstitucionet shteterore . Me vjen jeq per te riun qe humbi jeten por pergjegjesia eshte personale dhe polici qe veproj te gjykohet

    Përgjigju
  • Labi: 09/12/2020 18:35

    Po futi hund pd e lsi ketu kujtimi per ate djale dhe deshira e popullit per drejtesi dhe marrjepergjegjesie nga ana e qeverise nuk do ndodh. Jane te mallkuar ata te pd e lsi vetem prishin pune dhe ndihmojne ramen.

    Përgjigju
  • ela: 09/12/2020 18:14

    o zot deri te pema e vitit te ri? keta sbesojne ne zot,jane malokeria vdekshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja