Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë vijojnë që të protestojnë para Kryeministrisë.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave dhe kjo ka sjellë përplasjen mes dy palëve.

Prej disa ditësh, grupi i qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka zhvilluar protesta para Kryeministrisë. Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.