Rama pranon uljen e tarifës 50% për të gjithë studentët: Ejani që të bëjmë paktin që tani

Rama pranon uljen e tarifës 50% për të gjithë studentët: Ejani që të bëjmë paktin që tani

Kryeministri Rama dhe foto nga protesta e studentëve

Kryeministri Edi Rama ka pranuar uljen me 50% të tarifës për studentët që brenda këtij viti. Gjithashtu kryeministri premtoi jo vetëm ulje të tarifës me 50%, por për ata që janë me ndihmë sociale dhe për më të mirët do të shikohet mundësia e bursave dhe shpenzimet ti paguajë shteti 100%. Por për të arritur marrëveshjen, kryeministri kërkoi një pakt me studentët, pasi të teta pikat i cilësoi të arsyeshme, madje ofroi më shumë.

“Çështjen e tarifës mund ta mbyllim para Vitit të Ri, por duhet të ulemi dhe diskutojmë. Gati të bëjmë ulje më të lartë se sa kërkohet, por me shkallë. Në fillim 50% ulje të tarifës për të gjithë. Të nisë starti i barabartë. Ata që shkojnë keq do lëmë një periudhë prove nëse përmirësohen, pasi nuk do të paguajë shteti për ata që janë me pesa, nuk do të paguajmë për ata që marrin katra, ata do ta humbasin të drejtën. Pastaj që nga nota gjashtë dhe lart do të shkojë në mënyrë progresive dhe për më të varfrit dhe më të mirët nga nota 9-10 do të shikojmë mundësinë të japim bursë. Jam i gatshëm që të bëj këto dhe më shumë se kaq. Sigurisht që kërkesat janë të gjitha të arsyeshme, por meritojnë një diskutim pikë për pikë. Përsa i përket rritjes së buxhetit të arsimit, nuk do të arrijë në 5% të GDB derisa nuk kemi mundësinë dhe vullnetin që të rrisim taksat’ tha Rama në Top Show.

Shefi i qeverisë tha se protesta ka katër komponentë, dy janë PD dhe LSI, që janë futur në tubim të maskuar për të përfituar, e treta Lëvizja për Universitetin që sipas tij janë grup marksist larg qasjes me qeverinë dhe e katërta janë pjesa e studentëve që nuk janë pjesë e këtyre organizimeve. “Dy komponentët e parë janë PD dhe LSI, opozita që ka premtuar prej kohësh me revolucion dhe se do ta cojë këtë punë deri në rrëzimin e qeverisë, tjetri është Lëvizja për Universitetin, që nuk kanë asnjë lidhje me qasjen tonë, janë grupim marksistësh që nuk njohin Marksin. Studentët e tjerë i kanë këto probleme, por nuk janë pjesë e një organizimi. Kjo punë duhet ndarë. Opozita maskohet dhe futet në turmë për të imponuar axhendën e vet. Aty ka segmente që duan ta çojnë në dhunë.

E gjitha ishte një lojë që do të rrethojmë Shqipërinë si në ’90. Por historia njëherë është dramë, herën tjetër komedi. Duhet të ulemi me ata që e kanë për universitetin dhe jo për partinë. Protesta u projektua nga të tjerët. Ata që e projektuan janë futur në ilegalitet. Ata nuk thonë se kush janë, por e nxorën tani nga pasditja. Deri dje protestuesit vriteshin, sot nuk ka problem. Ju jeni të dëgjuar dhe respektuar. Kush ua futi këtë mizën që thoni nuk ka negociata?” tha Rama. Ndërkohë që studentët kanë protestuar sot në ditën e tetë përpara Ministrisë së Arsimit nga ora 10:00 e paradites, ndërsa në mbrëmje janë ndarë në tre grupe, njëri prej të cilëve po e kalon natën para Kryeministrisë (lexo këtu).  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:24
Rama: Duhet të bëjmë një pakt 3-vjeçar, dakord për vettingun e pedagogëve

Kryeministri Rama kërkoi nga studentët një pakt për universitetin. “Duhet të bëjmë një pakt për universitetin unë dhe ju për tre vitet e ardhshme. Ta fillojmë që tani nga tarifat. Baza e këtij pakti janë këto tetë pika dhe duhet të fillojë tani. Vettingun e pedagogëve ta bëjmë, por si kur, me hapa me kalendar”.

Ora 22:57
Rama: 8 pikat janë baza, krijoni një strukturë dhe ejani të bëjmë marrëveshje

Kryeministri ftoi studentët për një marrëveshje afatgjatë, mbi bazën e tetë pikave. “Duhet të mbarojë historia, që ju prisni ‘qofte nga daja’. Unë iu propozoj, disa kanë një parti, disa të tjerë një tjetër, disa kanë një lëvizje, të tjerët janë individë, hajdeni bëjmë bashkë një marrëveshje shumë më afatgjatë se këto tetë pika. Këto nuk i diskutoj, se këto janë baza. Nga kjo lëvizje të krijohet një strukturë që do të ndjekë ndryshimin që do të ndodhë në universitet” Rama.  

Ora 22:56
Rama: Shteti duhet të marrë pjesë në pagesën e tarifës së studentëve për konviktet

Njëra nga kërkesat e studentëve është përfaqësimi në senatin e akademik dhe bordet e universitetit, ndërkohë që kryeministri Rama u shpreh sonte se është gati të shkarkojë anëtarët që ka dërguar qeveria. Ai zbuloi edhe një konflikt me universitetin e Tiranës për një tender, ndërsa u bëri edhe një premtim studentëve në lidhje me konviktet.  “Anëtarët e Bordeve të Administrimit që ka çuar qeveria duhet të shkarkohen. Nëse do ta bëjmë tani, do ta bëjmë se u bëtë ju që të merreni fatin tuaj në dorë. A e dini që ka një konflikt të madh me universitetin e Tiranës për një tender për rojet e sigurisë, e kuptoni sa e thellë është e keqja. Prandaj mos e lini këtë moment. Kushtet e konvikteve janë skandaloze, shteti duhet të marrë pjesë në pagesën e tarifës, kushton, por duhet ta bëjë” tha ai.

Ora 22:42
Rama- studentëve: Mund të shkundësh qeverinë, por jo ultimatume

Kryeministri kërkoi nga studentët që të mos vendosin ultimatume, por të pranojnë ftesën për dialog. “Ju duhet të mësoheni se në demokraci nuk ka ultimatum. Unë nuk i di të gjitha. Demokracia prandaj është bërë që ti të më shkundësh edhe mua. Po qe puna për këto pika, unë në ato kamë vetëm tre për të diskutuar. Tarifat i bëjmë pa ardhur viti i ri nëse doni, nuk ka nevojë për të çuar 5 GDB, por hajdeni të flasim, të dialogojmë”.

Ora 22:34
Tarifat/ Rama: Për studentët me ndihmë ekonomike shteti të paguajë 100%

Njëra nga kërkesat e studentëve është Karta e Studentit. Kryeministri Rama u shpreh se kjo kërkesë është detyrë e universitetit. “Këtë që ju bëni sot e kam bërë kur isha në moshën tuaj. Kartën e studentit sa për dijeni duhet ta bëjnë universitetet. Për Bibliotekën Shkencore e kemi nisur procesin dhe në janar ose shkurt do të keni bibliotekën virtuale. Por këto janë logjistikë, këtu thelbi është financimi. Por si do të bëhet? Te tarifat duhet diskutim. Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike duhet të paguajë shteti 100%. Juve mund t’u plotësohen kërkesat, por do u pini lëngun nëse nuk zgjidhni. Ju në universitet jeni njerëz që nuk u llogarit njeri, nuk u përfill” tha Rama.

Ora 22:31
Rama: Tarifat i kanë vendosur rektorët dhe dekanët, jo qeveria

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se tarifat i vendos universiteti dhe jo qeveria, ndërsa shpjegoi edhe procedurën. “Ju jeni sot këtu, kalojnë tre ditë dhe ju do të ikni dhe do të vijojnë ata që djegin goma dhe prandaj dua që të mos mbarojë me kaq. Që do të thotë që ka disa pika që nuk kam lidhje. Me komunikimin brenda universitetit nuk kam lidhje, tarifat i kanë vendosur rektorët dhe dekanët. Nëse ata do të kërkonin zero tarifa. Tavani është vënë se kur u bë tentativa e parë, të gjitha ishin shumë të larta sa i keni dhe qeveria u detyrua të thotë jo, duhet një tavan dhe qeveria financon në cdo kosto tuajën pjesën më të madhe” tha ai.

Ora 22:31
Edi Rama: Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka

E ndërsa e cilësoi si grup marksist, Rama u shpreh se kërkesat e lëvizjes Për Universitetin nuk plotësohen. “Lëvizja për Universitetin kërkon gjëra që nuk plotësohen. Arsim falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka” tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 12/12/2018 13:46

    Vazhdoni qeverisjen zoti Rama. Asnje qeveri nuk ka qeverisur me mire se ju. Studentet po protestojne por nuk duan dialog. Kjo eshte “Catch 22”. Edhe kerkojne edhe sparnojne.

    Përgjigju
  • Robshi: 12/12/2018 05:43

    O trimi nenjes...je zgjidhesi me i madh i halleve te krijuara vete po ku ta ka fajin here pd here lsi here revizionistet e here rasti fatkeq kesaj radhe rektoret...godinat e din vete ti ti regullosh me kompani te certifikuara amerikane mundesisht ne deleware...bravo dudushit per inskenimin...mire qe ke alergji nga gjerat fake se emisioni ishte totalisht real...

    Përgjigju
  • Erioni: 12/12/2018 03:00

    Rama beri takim Me student te FRESHIT jo Me studente qe vertete protestojne

    Përgjigju
  • Roza: 12/12/2018 01:26

    Te lumte zoti Rama. Bere gje e e duhur.

    Përgjigju
  • Ilir: 12/12/2018 01:04

    Dialogu duhet konkretizuar. Te vertetat jane ta papelqyeshme por jane te VERTETA dhe REALE. STUDENT - O sot bejeni sic e doni, o shkoni ne shtepi, sepse po rritet brez pa kellqe... ZERI e ZEMRA JUAJ jane shume me te FORTA se presionet e ndryshme.

    Përgjigju
  • Liku: 12/12/2018 00:36

    Apo e shihni Alban Dudushin? Apo shihni kush jane manipulatoret e rrencaket? Apo e shihni si i manipulon mediat Rama? Monolog me FREESH-istet. Hahahaha. Manipulator dhe injorant.

    Përgjigju
  • Konjak: 11/12/2018 23:06

    Pjesen e propagandes e kuptuam saktesisht.Revolta, si nje e tere,tani u nda ne 4 pjese.Fillim i mire ,gjysma e punes.Mbasi i zbuluam dhe i demaskuam 3 grupet armiqesore;tani na ngelet nje grup i vogel studentesh,te cilet e kemi kollaj ti qorollepsim.Mirpo hesapet jan bere pa Azhine.Studentet qe vajten ne takim ,e drejta e tyre,por s'kane asnje individ-vote-per ta perfaqesuar.Megjith ate, nga nje jo e prere,tek,- do ta diskutoj ceshtjen,sigurisht ne fund do te thon:Qeveria miratoi kerkesat tuaj.Nga e thena ne te bere, esht ne mes nje rrug e tere.

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/12/2018 14:02

      O shoqi,qe te mos ngelet nje rruge e tere dhe vetem me te thene, duhet takuar dhe diskutuar per te gjetur pikat e perbashketa.Te mos pretendoje njeri qe me kerkesat legjtime,dhe realizueshme nga ana e kesaj qeverrije,te mund te politizohet kjo proteste ,me qellim te rrezoje ke te qeverri qe ka marre pelqimin e shumices derrmuse te shqiptareve,me forma qe nuk jane vec votave,apo sipas ligjeve ne fuqi.Na pelqen apo jo kemi vetem kete rruge,protestat duhen se pa ato ne gjithe boten drejtuesit rehatohen dhe ndahen nga realiteti,por duhet respektojme vullnetin e shqptareve,se ndryshe nuk ka asnje vlere pse duhet te votojme,kur fare mire mund ta marrim pushtetin me dhune dhe ta mbajme me dhune.Mendimi im personal eshte qe Rama te mos marri faet e ministres se tij,ai duhet te ndihet ne faj,vetem pse nuk e ka shkarkuar akoma,jo doreheqje,shkarkim direkt,sepse protesrat e studenteve jane nje tregues i qarte dobesise profesonale i kesaj ministre per nje strukture aq te ndjeshme si ajo e arsimit.Nuk ka dyshim qe e kaluara e ktheu ne rrumpalle sistemin arsimor,por kjo nuk justifikon qe ministria e arsimit me ne krye Nikollen,nuk diten ta perballonin situaten qe te mos arrinte te protesta masive.Shkarkimi i saj do te qetesonte situaten,dhe ndoshta edhe Rames do i forconte pozitat,Ne fund te fundit,te gjithe ministrat jane te detyruar te delegojne,por jo te gjithe jane te afte ta nzjerrin qimen nga qulli,kjo do te thote qe jane zgjedhur njerzit e pa afte dhe te gabuar.Megjithese eshte nje shprehje makabre,Lindita Nikolla si min arsimi,duhet afruar si koke turku.

    • Alb: 12/12/2018 01:00

      Po pse ca do ti te behet magjistar kryeministri, duan kohe apo do beni revolucion ju se e dini veten per francez mbani bythen me dore prisni votimet mos fusni vendin ne qorsokak per dy pare mend qe kishit ath vazhdoni i keni akm

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja