Protesta, Rama: PD mund ta 
shtyjë Vettingun, por s'e ndalin

Protesta, Rama: PD mund ta <br />shtyjë Vettingun, por s'e ndalin
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës gjatë një interviste për emisionin "Transparencë" në televizionin lokal 6+1 në Vlorë. 

Kreu i qeverisë deklaroi se opozita mund ta vonojë zbatimin e Vettingut, por nuk mund ta bllokojë atë. 

“Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo, vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët, edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditës, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij, pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë.

Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tonë që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe
”, u shpreh Rama. 

Kryeministri theksoi se një arsye se pse duhet Vettingu është projekti i Lungomares. Rama tha se në Vlorë i kanë dalë pronarët edhe detit dhe kjo me vendimet e gjykatave. 

Lungomare është një punë e madhe nga ana financiare, një punë e madhe nga ana teknike, ju kujtohet besoj që dikur kapërcenim kanalet e ujërave të zeza në rërë. Na është dashur të përballemi edhe me gjëra të hatashme. Unë notin e kam mësuar në atë zonë dhe unë aty kam parë det, por sot na dolën pronarë. Nëse njerëzit duan një shembull se përse duhet bërë Vettingu, është lungomarja”- tha Rama. 

Batuta e Ramës: Leli heq keq sa herë flet me mua
Kreu i qeverisë tha se me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ka debate dhe diskutime për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Rama u shpreh me batutë se Leli heq keq sa herë debaton me të, por kjo i shërben punës. 

“E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, tha Rama.

Lungomare përfundon në 2019
Në studion e emisionit “Transparencë”, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në harkun kohor të tre vjetëve do jetë tërësisht i përfunduar projekti i Lungomares.

Rama tha se se deri në përfundim të vitit 2019 do të jetë tërësisht i kalueshëm aksi.

Ai nenvizoi se projektet e Qeverise nuk jane selektive për Jugun dhe Veriun. 

"Ne kemi ende shumë për të bërë për Vlorën. Por nga ana tjetër unë e mirëkuptoj padurimin e Vlorës, edhe pse e di që nga ana gjenetike, vlonjatët janë të paduruar, nuk durojnë", tha Rama.

Rruga e Lumit të Vlorës
Ka filluar loti i parë, do të ketë dhe 3 lote të tjera. Do të shpëtojë gjithë zonën e Selenicës. Përmban po ashtu jo vetëm trasenë e re të rrugës me të gjtiuha parametrat turistike dhe do të krijojë një askes të dytë për të shkuar drejt Jonit. Projekti ka dhe rehabilitim të fshatrave të zonës. Jemi besimplotë se në harkun e 3 vjetëve do të jetë tërëëisht i përfunduar, derisa në 2019 do të jetë plotësisht i kalueshëm. Në 2020 do të jetë kryer i gjithë projekti së bashku me rehabilitimin e fshatrave.

Universiteti i Vlorës
Besoj që reforma në arsimin e lartë cel një epokë të re për universitetet tona, por mbi të gjitha për marrëdhëniet e universitet me tregun. Kam shumë besim,  nuk është cështje ditësh sigurisht, po ne jemi në kushtet kur po bëjmë reforma të thella, por shumë të vonuara. Për këtë arsye, ankthi kryesor i qytetarëve është nevoja për të bërë shtet. Por kurrë nuk është vonë. Ajo që ndodhi me gjeneratën e atyre që lindën me rënien e regjimit, shpresojmë që të mos u ndodhë me atë gjeneratë që ka lindur sot.

Investimet në Vlorë
Vlora ka paguar shumë shtrenjt periudhën e tranzicionit. Ka paguar shumë shtrenjt mungesë e përgatitjes për nevojën për zhvillim. Ka ndodhur një zhvillim intensiv dhe jo domosdoshmërisht, një zhvillim të arsyeshëm. Ky zhvillim i pallateve përshembull, nuk është shoqëruar me investime në infrastrukturë. Përmbytjet në Vlorë kanë qenë një plagë e rëndë si rezultat i zhbalancimit të investimeve private në pallate, me leje e pa leje, dhe nga ana tjetër me investimet në infrastrukturë.

Vlora nuk është mbështetur nga qeveria qendrore në Tiranë, as nga Berisha e as nga qeveritë e majta. E para e ka konsideruar një territor armik, ndërsa e dyta e ka quajtur si një vend që e ka në xhep. Ndërkohë që Vlora në fakt është një aset kombëtar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)