Protesta, Ruçi: Kurrë s'janë përdorur këpucë,në këto 27 vite
Gramoz Ruçi u pyet nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse votimi për kryeprokuroren ishte i parregullt, ashtu siç pretendon Partia Demokratike. Në përgjigjen e tij, Ruçi evidentoi tre elementët më të rëndësishëm, që sipas tij, kanë ndodhur gjatë këtyre 27 viteve të jetës parlamentare. Sipas tij, të trija këto elementë ndodhën pikërisht gjatë protestës së opozitës dy ditë më parë. VIDEO
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe homologu i tij maqedonas, Talat Xhaferi, kanë komentuar sjelljen e dhunshme të opozitës dy ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. dy kryeparlamentarët dënuan dhunën në Kuvend, ku Xhaferi deklaroi se mjetet e dhunshme nuk janë instrument i duhur për vendet demokratike.
“Mjetet e dhunshme nuk janë instrumenti i duhur për vendet demokratike. Dënoj dhunën në Kuvend”, tha Xhaferi.
Nga ana tjetër, Gramoz Ruçi u pyet nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse votimi për kryeprokuroren ishte i parregullt, ashtu siç pretendon Partia Demokratike. Në përgjigjen e tij, Ruçi evidentoi tre elementët më të rëndësishëm, që sipas tij, kanë ndodhur gjatë këtyre 27 viteve të jetës parlamentare. Sipas tij, të trija këto elementë ndodhën pikërisht gjatë protestës së opozitës dy ditë më parë.
Votimi i parregullt, keni vlerësim? Kam një vlerësim në vijim të përgjigjes së kolegut. Kam 27 vjet deputet në këtë Parlament, kam qenë në rolin e mazhorancës dhe të opozitës. Në atë Parlament shumë gjëra kanë ndodhur, por tre janë më të rëndësishmet, asnjë nga opozitat e deritanishme nuk kanë bërë që simpatizantët t’i kundërvihen policisë. Në asnjë rast s’ka ndodhur që deputetët të përdorin mjete të forta, deri në këpucë, drejt kabinetit qeveritar. Në asnjë rast nuk ka ndodhur ushtrim dhune ndaj deputetëve për të privuar të drejtat e tyre si parlamentar për të ushtruar detyrën e tyre.