Protesta si centrifugë sociale dhe bashkimi si puthja e vdekjes

Protesta si centrifugë sociale dhe bashkimi si puthja e vdekjes

Ngjarjet në Ukrainë dhe rezonanca gjeopolitike e tyre kanë zgjuar nga letargjia ushtarake e diplomatike edhe vendet europiane më neutrale. Përveç valës  kërcënuese të paqes dhe stabilitetit në Europë, kjo situatë ka përhapur lëkundje tektonike në ekonomitë Europiane.   Në vende më shumë të pasura se Shqipëria por të lidhura gjithashtu  në zinxhirin ekonomik global apo në vende pak më të forta se Shqipëria por të radhitura po njësoj nën pasiguri, ka një mobilizim të opinionit publik, specialistëve përkatës, klasave politike që e trajtojnë krizën në burim dhe hartojnë modelet e zbutjes së efekteve sociale.

Në Shqipëri ky mobilizim është i njëanshëm. Vetëm qeveria duket në detyrë! Kjo për shkak të kaosit kronik ku vegjeton opozita shqiptare e cila krijon çdo ditë e më shumë një vakuum  përfaqësimi të masave sociale. Efektet negative të luftës në ekonomitë e ndërlidhura ku gjendet dhe Shqipëria, papërfaqësia dhe mungesa e opozitës politike alternative, me të drejtë që ka derivuar në një revoltë sociale. Sado që është revoltë në gotë.

Në protesta ka pjesëmarrje dhe kauza është ekonomike e jo fiktive politike siç ka ditur të bëjë opozita deri së fundmi, ndoshta një masë shqiptarësh po kërkojnë krijimin e një opozite tjetër. 

Kjo masë është e vetëdijshme se qeverinë sot në Shqipëri mund ta ndryshojë vetëm populli i majtë, prandaj duan të ndryshojnë maksimalisht opozitën. Në protestë nuk është pranuar opozita ose protesta është tentuar të marrë ngjyra jopolitike pavarësisht infiltrimeve apo kamuflazheve të mundshme. Të vetëdijshëm se ata janë më pak pa opozitën politike, kanë vendosur të mos e pranojnë sepse e dine që bashkimi me të do të jetë  si puthja e vdekjes. Protesta qytetare do të kthehej në barbare dhe kauza në kazmë politike që lë pas vetëm dhunë! Përjashtimi është një dënim dhe alarm për opozitën që nuk ofron më asnjë alternativë. Dhe kanë të drejtë pasi opozita e sotme ka përfunduar në një sediment politik të patrajtueshëm. Procesi i saponisur i 'dekantimit të opozitarizmës' do të nxjerrë një masë të degraduar dhe më vete të opozitës së sotme apatike. Sigurisht më të tkurrur e më të plakur. Më të rrudhur! Kjo centrifugë opozitarizme dhe qytetare do ta rrisë shkallën e ndarjes dhe në rastin më të mirë ndoshta do krijojë modele të reja!

Nga ana tjetër kemi një opozitë pa kredibilitet e cila pret, siç grabitqari pret prenë, që protesta ta rrisë mjaftueshëm temperaturën dhe të futet në lojë sa për të 'djegur' qeverinë. Është marrëzi dhe gjueti e kotë të presësh përmbysje nga një revoltë në gotë!

Po me opozitën ç'bëhet?! Asgjë e re nga kampi i vjetër! Nën pushtetin e dramës së ndarjes, provuan se munden vetëm të humbasin. Tragjikisht e dinë se edhe të bashkuar munden vetëm të humbasin. Më komike duket thirrja për bashkim që më shumë duket si 'moj kasolle ku na mblodhe'. Është tragjikomedi e gjitha sesi opozita po shkon në një ribashkim që do të jetë edhe ai si puthja e vdekjes. E vjetra po e ha të renë dhe telekomandimi vazhdon filmin! Bllokim, mohim, zhurmë, dhunë, nihilizëm do të vijnë pas. Një opozitë që nuk arriti të lind një model të ri, një 'njeri të ri', qoftë edhe mbinjeri por që kthehet në pikën zero, është e destinuar të zhduket.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja