Meta në seancë, protesta simbolike para GJKKO! Një artizan me bidonë bosh: Politikanët pasuri marramendëse, shqiptarët ujë me fasha orare (VIDEO)

TIRANË- Me moton për t’i dhënë fund problematikës së ujit me fasha orare, një artizan me origjinë nga Laçi zgjodhi që të protestojë para Gjykatës së Posaçme, ndërsa mbahej seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Dilaver Nela ishte i vetëm në këtë protestë simbolike, me dy bidonë ujoi bosh dhe një pankartë në të cilën shkruhet "Shqipëria = 1 depozitë”. Më tej në pankartë shkruhet “Jam shqiptar, jam gomar, vdes për ujë me orar”.

Nela jeton dhe punon prej 10 vitesh në Tiranë. Për Report Tv ai shpjegon edhe motivin e kësaj proteste dhe përse zgjodhi të protestojë pikërisht në ditën që Meta doli para Gjykatës. Ai thotë se poltikanët kanë bërë pasuri marramendëse e ndërkohë shqiptarët kanë ende ujë me fasha orare.

Duke e quajtur një problem që vijon me dekada, Nela kritikoi ashpër kontradiktën e thellë mes jetës së vështirë të qytetarëve të zakonshëm dhe sipas tij luksit të politikanëve të pasur.

Dikur ka qenë simpatizant i Berishës, por sot, ai beson se misioni i të gjithë politikanëve është të zhvasin popullin.

“Kur shikon shpenzimet e Berishës, 500 mijë vetëm për avokatët dhe ne jemi pa ujë, me ujë me orar. Kur shikon atje politikanët që nuk pranojnë t’u bëhet vetting, edhe të mazhorancës edhe opozitës, të tjerëve  kërkon tu bëjnë vetting edhe pedagogëve, edhe policëve, edhe gjyqtarëve ju bëjnë vetting, për vete nuk duan. Po si mos të dalësh, kanë gjetur një popull të shushatur, një popull gomar që pranon të rrijë me ujë me orar. Tërë Shqipëria me ujë me orar. Përmbytet Shkodra rrinë si pula, përmbytet Vlora rrinë si pula, përmbytet Shkodra rrinë si pula. Vjen uji me orar 34 vjet, mirë nuk e bëjnë kauz këta legenët e vjetër që s’kanë lë gjë pa i vjedhur këtij populli, çfarë shumash marramendëse, çfarë vilash e pasurish kanë. Po këta të rinjtë, Arlind Qori, Adriatik Lapaj, Endri Shabani që rrinë atje dhe bëjnë masturbim politik dhe nuk ngrenë çështjen e ujit”, thotë ai.

“Ti japin uji këtij populli, përpara havjar të të vënë mish të thekur e të pjekur të të vënë para, po s’të dhanë ujë mbytesh. Gjithë ky popull ujë me orar dhe rrimë si gomar, se thonë na e mori greku, rusi ky, Ujin këtu e kemi ne, po ujë pse nuk na dhanë.

Shikoni luksin, blenë një palë brekë 35 mijë euro. U sensibilizova nga ato shuma marramendëse, gjithë ky lek. Si mos të dalësh sot. Ky vend o duhet të digjet o të shpëtojë nga kjo klasë politike. Ky është prototipi i së keqes, se mos janë më të mirë të tjerët. Se mos është më i mirë, Rama, Veliaj, Berisha. 34 vjet e kanë shkelur me këmbë këtë vend”, përfundoi ai.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ccc: 23/10/2024 10:16

    Sa mire e di cfare eshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës