Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së zhvilluan sot një tjetër protestë simbolike para parlamentit, teksa po zhvillohej seanca plenare. Të veshur me bluza ku mbi to ishin flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ata protestuan përpara Parlamentit, ndërsa i treguan kartonin e kuq kryeministrit si mesazh simbolik se BE refuzon Edi Ramën.

Simbol i protestës ishte edhe 'muri' i cili sipas opozitarëve të rinj pasqyronte bllokimin që qeverisja e Edi Ramës po i bën vendit për t’u anëtarësuar në BE. Për të garantuar sigurinë dhe shmangur incidentet në ambientet e jashtme të Kuvendit policia kishte marrë masat.

Kjo është protesta e disatë e opozitës para parlamentit, që pas djegies së mandateve dhe daljes në rrugë të deputetëve, ndërsa në 11 maj do të zhvillojnë protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë.

Ora 11:11
Protesta simbolike/ Të rinjtë opozitarë me bluzat e BE-së i nxjerrin kartonin e kuq Ramës