Protesta/ Studentët ripërpilojnë tetë kërkesat dhe ia dorëzojnë Kuvendit (Dokumenti)

Protesta/ Studentët ripërpilojnë tetë kërkesat dhe ia dorëzojnë Kuvendit (Dokumenti)

Protesta e studentëve

Studentët kanë riformuluar tetë kërkesat e tyre dhe pritet që gjatë ditës së sotme t'i dorëzojnë në Kuvend, ku do të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë vit. Kërkesat janë bërë publike mbreme gjatë emisionit "Open" të Eni Vasilit ku ishte i ftuar edhe gazetari Carlo Bollino, avokat Spartak Ngjela, si dhe pedagogët Neritan Sejamini dhe Iris Luarasi. Në tërësinë e tyre objekti i kërkesave nuk ndryshon, pasi studentët insistojnë për rritjen e buxhetit për arsimin në 5%, transparencë financiare për buxhetin e MAS, rritjen e peshës së votës së studentëve në 50%, kartën e studentit apo dhe ndërtimi i një biblioteke të re.

Kërkesat e ripërpiluara të studentëve drejtuar Kuvendit

Tetë kërkesat ne fakt nuk janë të ndryshme nga ato të paraqitura në fillim të protestes dhe pjsërisht gjejnë një përgjigje në 8 pikat e paktit mbi universitetet, të propozuar para tre ditesh nga kryeministri. Pavarësisht kësaj studentët e pranishëm në studio, ngulën këmbë për të refuzuar çdo formë dialogu me Ramën.

Mbi dokumentin e ri  Iris Luarasi sygjeroi t'i japin më shumë besueshmëri duke e paraqitur të firmosur nga të gjithë studentët. Tetë propozimet të paraqitura me emër mbiemër të 5000 studentëve janë shumë më bindëse se 8 propozime të paraqitura me një letër pa asnjë firmë. Hapur kundër dialogut u shprehën Spartak Ngjela, i cili kritikoi Lulzim Bashën dhe akuzoi Sali Berishën, por edhe tha se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe Neritan Sejamini, sipas të cilit, protesta e studentëve demaskoi propagandën e qeverisë sipas të cilës çdo gjë është në vend shkon mirë.

"Përse nuk sfidoni kryeministrin pikërisht me dialogun?", sygjeroi Carlo Bollino, "nuk keni asgjë për të humbur nga një dialog që mund të kërkoni të bëhet rreth një tavoline me telekamera dhe në streaming live siç bëri në Itali Lëvizja 5 Yje, e cila gjithashtu ishte kundër dialogut me qeverinë Renzi, por që në fund pranoi me kusht që dialogu të bëhej publik. Vendosni një kufi kohor për dialogun, për shembull dy javë dhe nëse brenda kësaj kohe dialogu nuk prodhon rezultate, atëherë i keni të gjithë të drejtat, edhe përballë opinionit publik, për një përshkallëzim të protestës. Por, moshapja e dialogut rrezikon të bëhet një alibi për kë nuk dëshiron që problemet tuaja të zgjidhen''.

Disa studentë kritikuan takimet që në këto ditë Rama po bën në Universitet duke thënë se në të vërtetë janë monologë të Ramës dhe jo dialog. Bollino argumentoi se nuk është ky dialogu që qeveria propozon "pasi bëhet fjalë vetëm për komunikime me studentët për t'i bindur të dialogojn. Ajo që Rama po bën tani, është një formë hibride dialogu, mes të tjerave edhe shumë e rrezikshme, pasi nuk di të ketë kryeministra që do të pranonin të paraqiteshin në një sallë studentësh, të gatshëm të kundërshtohen".

Studentët pritet të mbyllin protestën ditën e sotme, ndërsa kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në janar nëse kërkesat e tyre nderkohe nuk marrin zgjidhje nga qeveria.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laura: 21/12/2018 20:04

    Neritaj Sejaleshi nje figure e diskredituar e parties talebane pedeiste. Ky thapathuq ordiner eshte nga ata pseudo-petagoge qe marrin rryshfet dhe intimidojne studentet. Larve e neveritshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë