Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e banorëve në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet, banesat e të cilëve po shemben nga IMT, në kuadër të rindërtimit si dhe rikualifikimit urban. Kreu i qeverisë ka replikuar me komentues të cilët e bëjnë përgjegjës për dhunën e ushtruar mbi banorët. Rama nënvizon se asnjë nuk po shoqërohet me forcë, pasi nuk po hidhet në rrugë, por po merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e shtëpisë. Rama tha po ashtu se askush nuk do të mund ta pengojë zhvillimin, ndërsa përsëriti se ato po sille shumë njerzillëk dhe solidaritet
Blerta Huba: Z/Rama përshëndetje. Përsëri un jam... Se di a keni zemër ,,, a keni logjikë ,,,a jeni njerëz se në fakt kur shoh veprimet të 5-maj dyshoj shumë. Janë veprime jashtë çdo logjike njerëzore veprimet që po bëhen te 5-maj Do ngeleni në histori si njeriu që ri-solli diktaturën në Shqipëri. Koha do ta tregojë se po veproni tepër gabim por ateherë do jetë vonë. Do jetë vonë për ne qe po na shkatërron jetën, por do jetë vonë dhe për ty që të korrigjohesh. Fëmijët tanë nuk do munden ti harrojnë këto pamje që po u ofrohen.
Edi Rama: Blerta Huba në cilën diktaturë zonjë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të ndërtohet shtëpia të mban me qera, ku, kur ka ndodhur diçka e tillë? Fyerjet nuk janë argumenta, ndërsa përmendja e diktaturës kështu pa lidhje fare është fyerje për të gjitha viktimat e diktaturës!
Eraldo Palluçi: Ju përgëzoj për punën e pa lodhur që bëni tek 5 maj duke terhequr zvarr e torturuar nenat baballarët tone. Vazhdoni kështu përsa kohe rinia shqiptare edhe e perbere ne njerez qe kujdesen për leshin e per bythen . Urime
Edi Rama: Eraldo Palluçi asnjë torturë, përkundrazi, asnjë njeri që shoqërohet forcërisht për te mos e penguar forcërisht zhvillimin, nuk hidhet në rrugë po edhe kur banesa është pa leje fare, merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti, pra me shume njerzillëk dhe solidaritet! Po natyrisht që askush nuk mund të marrë peng punën, sepse kështu pastaj i bie që shumë nëna e baballarë që presin të hyjnë në shtëpia pas tërmetit, të mbahen peng nga pak të tjerë.
Pavarësisht rezistencës së banorëve prej ditësh, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) shembën banesat në njësinë numër 4, për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit. Në ndihmë të IMT-së në zonë, mbërritën forca të shumta të policisë.
O. Rama nuk merr vesh shpellari me llafe,,,ai do dru,,si gomari ne duhan....
Përgjigju