Kryeministrja e Italianë Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas protestave në vend kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Meloni i ka cilësuar protestuesit “armiq të Italisë”, të cilët përveç përplasjeve të ashpra me policinë, kanë sabotuar gjithashtu dhe infrastrukturën hekurudhore.

“Armiqtë e Italisë po demonstrojnë "kundër Lojërave Olimpike", duke bërë që këto imazhe të përfundojnë në televizione në të gjithë botën. Tjerë prenë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave. Solidariteti, edhe një herë, me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që shohin se puna e tyre u shkatërrua nga këto banda kriminelësh", shkroi Meloni.


Lajmi kryesor:

Sabotim hekurudhor dhe protesta kundër Lojërave Olimpike në Itali, hetimet në Bolonjë fokusohen tek bomba e pashpërthyer në shina