Protesta të dhunshme në Francë, 46 të arrestuar, 20 policë të plagosur! Shkaku, projektligji që e cilëson vepër penale filmimin e policisë gjatë detyrës (VIDEO)

Franca prej disa ditësh është përfshirë në protesta, që lindën si pasojë e një projektligji, që kërkon të sanksionojë si vepër penale, filmimin ose fotografimin e policisë gjatë detyrës me qëllim dashakeqës. Policia franceze ka shpërndarë me gaz lotsjellës protestuesit që ishin mbledhur në një tubim kundër këtij projektligji.

BBC, raporton se përleshjet filluan pasi disa nga persona nga turma hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë, ndërsa ditë më parë thyen kamerat e sigurisë në rrugë duke thënë se 'policia është duke  përgjuar e monitoruar qytetarët'.

Gjatë përleshjeve u dogj një makinë dhe një kioskë gazete, si dhe u arrestuan 46 persona. Kundërshtarët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë. Por qeveria thotë se kjo do të ndihmojë mbrojtjen e oficerëve nga abuzimi në internet.

Një ditë më parë, protesta pati edhe në Bordo, Lille, Montpellier, Nantes dhe qytete të tjera në të gjithë Francën.

Shkaku i revoltës ka nisur që prej fillimit të javës, pas publikimit të pamjeve ku tre policë të bardhë rrihnin një producent me ngjyrë në studion e tij. Imazhet, të cilat tregojnë Michel Zecler duke rrahur me grushte e shkelma në studion e tij në Paris, kanë tronditur kombin.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si “të papranueshëm” dhe “të turpshëm”, duke kërkuar propozime të shpejta të qeverisë se si të rindërtojmë besimin midis policisë dhe qytetarëve.

Në Paris, sipas ministrisë së brendshme, rreth 46,000 njerëz u mblodhën në pjesët qendrore të kryeqytetit. Shumica marshoi paqësisht, por grupe të vogla u përplasën me policinë e vendosur në qytet. Autoritetet thanë se u bënë 46 arrestime dhe më shumë se 20 policë u plagosën.

Projektligji u mbështet javën e kaluar nga dhoma e ulët e parlamentit dhe tani po pret miratimin e senatit. Neni 24 i legjislacionit të propozuar e bën një vepër penale botimin e imazheve të punonjësve të policisë në detyrë me qëllim të dëmtimit të “integritetit fizik ose psikologjik” të tyre. Projektligji parashikon që ata që filmojnë policinë do të përballen me deri një vit burg dhe gjobitje me vlerë 45,000 €. Qeveria argumenton se projektligji nuk rrezikon të drejtat e medias dhe qytetarëve të zakonshëm për të raportuar abuzimet policore – dhe synon vetëm t’i japë mbrojtje oficerëve të policisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës