FRANCË- Një grup fermerësh francezë hynë në një panair të madh në Paris ditën e sotme para vizitës së planifikuar të presidentit Emanuel Macron.
Fermerët u përplasën fizikisht me punonjësit e policisë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e Macron, duke u shprehur kategorikisht kundër rregulloreve kufizuese mjedisore të BE-së, si dhe rritjes së kostove dhe taksave për ta.
"Kjo është shtëpia jonë dhe ai po na mirëpret me polici"- u shpreh njëri prej fermerëve.
Macron, i cili takoi krerët e sindikatës së fermerëve francezë gjatë mëngjesit, ishte planifikuar të shëtiste më pas në rrugicat e panairit.
"Po e them këtë për të gjithë fermerët: ju nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke thyer stendat, nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke e bërë të pamundur panairin dhe në një farë mënyre duke i frikësuar familjet që të mos vijnë”- tha Macron për gazetarët pas takimit me krerët e sindikatave.
Policia arrestoi një nga protestuesit, ndërsa nuk dihet nëse pati të lënduar nga përplasja fizike mes palëve.
NOW - Farmers chant "Macron resign" at the international Agricultural Salon in Porte de Versailles, Paris. pic.twitter.com/gXTrzJivy5
— Bruce Snyder (@realBruceSnyder) February 24, 2024