Mbi 2 mijë persona janë arrestuar deri tani në protestat e dhunshme pro-palestineze në Shtetet e Bashkuara. Demonstrata dhe arrestime ndodhën pothuajse në çdo cep të vendit, por 24 orët e fundit ato janë përqendruar më së shumti në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, ku të paktën 200 persona u vunë në pranga..
Protestuesit kanë kërkuar që universitete të distancohen nga kompanitë që mbështesin Izraelin dhe luftën në Gaza. Presidenti Joe Biden përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe hodhi poshtë thirrjet për ndërhyrjen e Gardës Kombëtare.
Universiteti i Kalifornisë Jugore u ka thënë studentëve të arrestuar gjatë protestave se do të përballen me masa disiplinore, deri në përjashtim të menjëhershëm, shkruajnë mediat.
Protestat e studentëve kundër luftës që shpalosen nëpër kampuset amerikane mund të jenë momenti i "Vietnamit të Bidenit", tha senatori amerikan Bernie Sanders për CNN. Ai hoqi një paralele midis protestave aktuale dhe atyre që ndodhën gjatë presidencës së Lyndon B. Johnson në fund të viteve 1960, kur studentët amerikanë protestuan kundër Luftës së Vietnamit.
Protesta po mbahen gjithashtu në kampuset në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Megjithëse kërkesat midis protestuesve ndryshojnë në çdo universitet, shumica kanë bërë thirrje që kolegjet të largohen nga kompanitë që mbështesin luftën izraelite. Në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar, protestat kanë qenë masive, ndërsa në Francë, ato u përqendruan në Universitetin e Sorbonës. Demonstrata pati edhe në Indi, Kanada e Liban për të njëjtën kauzë.
Disa analiste e gazetare kane dale kunder studenteve duke theksuar se perse nuk protestuan keshtu dhe per ceshtje te tjera ne bote,ose te brendeshme.Per mendimin tim,ndryshimi qendron se studentet kane /nuhatur/ hipokrizine e Izraelit me shprehje te tilla si/e drejta e tij per te ekzistuar/ dhe /e drejta e tij per t'u vetembrojtur/dhe manipulimi qe u kane bere ne emer te ketyre slloganeve qeverive demokratike te botes.E drejta per ekzistence e vetembrojtje,nuk te jep te drejte ty qe te zgjerosh ngulimet/kolonite ne Palestine kur te gjithe te thone stop dhe as te jep te drejte t'i trajtosh palestinezet si qytetare te dores se trete e t'i mbash me shpresa boshe per shtet te tyre,pa llogaritur pasojat e luftes.Per kete mendoj se studentet kane dale kunder Izralit e baskepunimit universitar mes tyre.
Përgjigju