Protesta te Liqeni, lihen të
lirë 16 aktivistët e shoqërua

TIRANE - Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Protestuesit konfrontuan fillimisht me policinë bashkiake në tentativë për të hyrë me forcë në rrethimin ku kryhen punimet e për të montuar aty një çadër të madhe për të penguar zhvillimin e projektit.

Me ndërhyrjen e Policisë së Rendit përplasja u përshkallëzua, ku disa aktivistë mbetën të lënduar, e mes tyre edhe një efektiv i policisë bashkiake mbeti pa ndjenja.

Policia shoqëroi disa aktivistë në ambientet e komisariatit numër 1 aty ku protestuesit janë drejtuar për të kërkuar lirimin e tyre.

konfrontimi
(Përplasja mes Shoqërisë Civile dhe policisë tek Liqeni)  Fotogaleri 1   Fotogaleri 2


Ora 22.00 Lirohen 16 aktivistët e shoqeruar
Pas disa orësh shoqërimi ne komisariatin numer 1 ne Tirane, janë liruar 16 aktivistet e shoqerise civile te cilet u shoqeruan ne ambientet e komisariatit pas perleshjeve me policine gjate protestes se paradites ne parkun e Liqenit. Gjate kohes qe aktivistet ndodhenin brenda ne komisariat, te tjere ne mbeshtetje te tyre bllokuan rrugen perpara komuisaratit te pritje te lirimit te tyre. Kjo zhvendosje e protestes u shoqerua me tensione, pasi efektivet e policise tentuan qe t'i largonin.


(Momentet e lirimit të aktivistëve nga komisariati nr.1)

Ora 09.40 Dërgohet në spital, një nga aktivistët
Transportohet me ambulancë një nga aktivistët e liruar pak më parë nga komisariati numër 1.  Bëhet fjalë për aktivistin Isa Myzyraj, i cili është dërguar në ambientet e QSUT pasi është ndjerë keq.

ambulanca me logo
(Aktivisti Isa Myzyraj në ambulancë)
 
Ora 21.30 Lubonja: Në protestë më shumë policsë se qytetarë

Në mbështetje të protestuesëve ka dalë edhe analisti fatos Lubonja i cili tha në një prononcim për Report Tv se në Shqipëri po tentojnë të mbysin protestat.
"Unë isha sot atje dhe më bëri përshtypje që kishte 200 policë, më shumë policë se sa protestues. Vetë prezenca  e policëve ishte një dhunë vizuale, mjet frikësimi ndaj protestuesëve, " tha Lubonja.
Sipas tij, në parkun e Liqenit nuk duhet të ketë kënd lojërash pasi do të bëhej një dëm i madh.
"Une mendoj që aty nuk duhet të ketë kënd lojërash sepse ato pemë kanë historinë e tyre, kanë 40 vjet aty. Ti s'ke nevojë ta bësh atë dëm. Tirana është e mbushur me zona të degraduara. Duan të investojnë 600 mijë euro për të prishur. Ky është korrupsion, për të ndarë me klientelën," u shpreh Lubonja.


(Deklarata e Lubonjës nga Komisariati nr. 1)
 
 
Ora 21.10 Lihen të lire 2 nga 16 aktivistet e shoqëruar
Janë lënë të lire dy nga 16 aktivistet e shoqeruar ne komisariatin numer 1, pas incidenteve ne parkun e Liqenit. Pas daljes nga komisariati, organizatori i protestes Eljan Tanini tha se parku do mbrohet me shpirt dhe dashuri nga banorët e Tiranës. "Si mund të arrestohen disa të rinj që ishin atje për të mbrojtur parkun dhe të agravojë situata. Parku do mbrohet në me dashurinë tonë që kemi për parkun e Tiranës," u shpreh ai per mediat.

"Ka pas një sjellje të çuditshme. Në nuk jemi aktivistë të partive, jemi ambientalistë. e Duam natyrën dhe Tiranë, " tha me tej ai duke i bere thirrje kryebashkiakut Veliaj qe t'i therrase arsyes dhe te tregoje qe e do parkun.

Tanini e quajti shpifje faktin qe nje efektiv i policise bashkiake u godit me bishtin e lopates nga aktivisti kosovar.


(Deklarata e organizatorit të protestës Eljan Tanini pas lirimit nga komisariati)

Ora 19.40 Deputetë të PD-së vizitojnë aktivistët në komisariatin 1.
Deputeti i Partise Demokratike Arben Ristani, Flamur Noka dhe kreu i keshilltareve te djathte ne Keshillin Bashkiak Leonard Olli, kane mberritur prane komisariatit numer 1, ku edhe jane te shoqeruar disa aktiviste protestues. Por prania e tyre eshte nuk eshte mirepritur nga aktivistet, te cilet shprehen se nuk duan politizim te protestes. Deputetet demokrate kane thene se ndodhen aty, pasi i shoqeruar eshte dhe nje anetar i Forumit Rinor te Partise Demokratike.


(Deputetët e PD në komisariatin nr.1)

Ora 19.00 Shkon në 16 numri i aktivistëve të shoqëruar
Ka shkuar në 16 numri i aktivistëve  të shoqerise civile te shoqeruar ne Komisariatin numer 1 ne Tirane. Ata po merren ne pyetje per incidentet te parku i Liqenit, ku protestuesit u perleshen me policine, gjate tentatives per te vene çadrat brenda kantierit te ndertimit te kendit te lojerave.

Ora 18:00 Ish të përndjekurit dhunojnë protestuesin te komisiariati nr.1
Përpjekjes për të përfituar nga protesta e Shoqërisë Civile për parkun e liqenit, nuk i kanë shpëtuar as ish të përndjekurit. Fatmir Hoxha, ish i përndjekur dhe njëherazi kryetar i një force politike në koalicion me Partinë Demokratike, ka tentuar të bëhet pjesë e protestës së aktivistëve përpara komisariatit nr.1 në kryeqytet, por nuk është pranuar prej tyre. Në këtë moment, një prej familjarëve të ish të përndjekurit ka ushtruar dhunë mbi aktivistin Kristjan Zoto. Fatmir Hoxha shoqërohej nga djali i tij dhe disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 

Ora 17.20 Shoqërohen dhe 4 aktivistë të tjerë.
Në tentative per t'i larguar aktivistet nga rruga, policia ka hasur ne kundershtimin e tyre dhe per rrjedhoje 4 prej tyre jane shoqeruar ne komisariati per kundershtim te forcave te rendit. Aktivistet bllokuan rrugen per disa momente ndersa tashme e kane liruar ate, por vijojne te qendrojne ne ane te saj ne pritje te lirimit te aktivisteve te tjere qe ndodhen brenda ne komisariat. 


(Shoqërimi i aktivistëve që kishin bllokuar rrugën përpara komisariatit nr.1)

Ora 17.15 Aktivisti Eljan Tanini shoqërohet në komisariat.
Aktivisti Eljan Tanini është shoqëruar disa orë pas protestës në ambientet e Komisariatit numër 1 në Tiranë ku edhe po merret në pyetje. Situata është tensionuar mes aktivisteve te cilet kanë bllokuar rrugen perpara komisariatit dhe policise pasi keta te fundit duan t'i largojne aktivistet. Pas perplasjes me policine, nje tjeter aktivist eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit.

Ora 16.30 Studenti kosovar qëlloi policin më bisht lopate.
Në komisariatin numër 1 në Tiranë, një nga 3 të shoqëruarit është edhe studenti 20 vjeçar nga Kosova, Aranit Beqiri, i cili ka goditur policin bashkiak Dritan Hardhia. Policia tha fillimisht se ai e ka goditur me grusht policin, por burime për Shqiptarja.com thonë se polici është goditur me bishtin e lopatës.

Ora 16.10 Tre aktivistë në komisariat, disa ulen në rrugë
Tre aktivistë të shoqërisë civilë që protestuan sot kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, ndodhen aktualisht në Komisariatin numër 1 në Tiranë ku edhe po merren në pyetje.
Sakaq jashtë ambienteve të komisariatit, disa aktivistë të tjerë janë ulur këmbëkryq në rrugë, duke thënë se do të qëndrojnë aty derisa shokët e tyre të lirohen. Ata shprehen se protestojnë kundër ndërtimit të paligjshëm siç ata e cilësojnë, ndërsa mohojnë të kenë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, me të cilët pati përleshje gjatë gjithë protestës.

shoqeria civile tek komisariati 1


Ora 14:30 Aktivistet largohen nga parku i Liqenit, i drejtohen komisariatit
Aktivistët e shoqërisë civile akuzojnë për dhunë policinë bashkiake dhe atë të rendit. Shumë prej tyre thonë se kanë mbetur të lënduar nga ndërhyrja e dhunshme e policisë për të larguar turmën e protestuesve nga Liqeni.

Në një prononcim për Shqiptarja.com përfaqësues të shoqërisë civile thanë se nuk ka asnjë provë që aktivistët të kenë ushtruar dhunë ndaj policisë. Ata janë larguar nga Liqeni Artificial për t'ju drejtuar komisariatit numër 1 të Tiranës për të kërkuar lirimin e aktivistëve të shoqëruar. 

Ora 14:00 Njoftimi i policise per incidentin
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se si pasojë e përplasjes së aktivistëve me policinë bashkiake  që ruante zonën ku do parashikohet të ndërtohet këndi i lojërave kanë humbur ndjenjat efektivi i policisë bashkiake Dritan Hardhia, 35 vjeç  dhe një qytetar I.M, vjeç 31, të cilët janë dërguar për mjekim në QSUT.  

Efektivët e komisariatit numër 1 në Tiranë kanë shoqëruar një student 20-vjeçar nga Kosova, Aranit Beqiri, pasi dyshohet se i ka rënë me grusht policit bashkiak. Gjithashtu sipas policisë, është shoqëruar edhe një nga aktivistët, Zirkon Disha.
 
Ora 13:50 Veliaj: Shoqëri civile? Një tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në TV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vizituar në spital policin bashkiak të lënduar gjatë protestës, Dritan Hardhinë.

"Dritani është një aktivist i shoqërisë civile, drejton shoqatën e klubit të çiklistëve. Ky njeri realisht e do qytetin. Ky është një aktivist i vërtetë, sot pamë sesi degjeneroi në dhunë një protestë që s'kishte pse të kthehej në protestë të shoqërisë së dhunshme. Unë vij nga shoqëria civile, asnjëherë s'kemi përdorur mjete të dhunshme. Ata që kanë dhunuar Tanin sot duhet të ndihen me turp. Nuk duhet të përdoret dhuna për të bërë të ditur qëndrimet që kanë, unë i kam ftuar në negociata. Nëse dikush është në gjendje të dhunojë policin, shoqërinë civile në një ditë të dielë për të dalë në televizor. Përdorimi i dhunës diskreditoi kauzë, një tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në televizor të tërhequr nga një parti. Ju pëlqen më shumë dhuna...si mundet të qëndrojë një kauzë që mos të preket një pemë kur preken njerëz?! Sot me Tanin e rrëzuar përtokë për disa minuta, ra totalisht për tokë një kauzë. U ka rënë çdo alibi, e para ajo e shoqërisë civile, janë një shoqëri e dhunshme", tha Veliaj.


(Deklarata e kryebashkiakut Veliaj nga QSUT)
 
Ora 12:30 Përplasja tek Liqeni, plagoset një polic bashkiak dhe një protestues
Përplasje mes policisë dhe shoqërisë civile janë shënuar në protestën kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek Liqeni Artificial. Protestuesit kanë tentuar të futen brenda rrethimit të ndërtimit për të montuar çadrat e për të penguar vijimin e punimeve.
 
Një pjesë e shoqërisë civile është futur me forcë brenda rrethimit, por policia i ka ndaluar kalimin e çadrave dhe të lopatave me të cilat protestuesit do të mbillnin pemë. Një përleshje masive është krijuar kur protestuesit jashtë gardhit kanë hedhur brenda rrethimit çadrat..policia ndërhyri menjëherë duke nxjerrë jashtë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që kishin kapërcyer rrethimin.
 
Për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve policia bashkiake shoqëroi disa nga protestuesit, por edhe ky veprim u prit me revoltë nga ana e shoqërisë civile. Ata bllokuan furgonin e policisë duke mos lejuar mbylljen e derës. Në këtë moment, i cili mbetet ende i paqartë se si ka ndodhur, një efektivi të policisë bashkiake i ka rënë të fikët.
 
Po ashtu, në tentativë për të penguar largimin e furgonit me protestuesit e shoqëruar, një tjetër aktivisti i ka rënë të fikët. Polici dhe protestuesi janë dërguar për mjekim në QSUT ku mësohet se aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.


(Konfrontimi i Shoqërisë Civile dhe Policisë, momentet e shoqërimit të protestuesve)

polici bashkiak
polici bashkiak
(Një prej efektivëve të Policisë Bashkiake i bie të fikët gjatë konfrontimit me protestuesit) FOTO

perplase me policine te liqeni kendi lojrave
Efektivit të policisë bashkiake i bie të fiktë pasi u godit nga protestuesit
(Efektivi i policsë bashkiake në QSUT pasi u godit nga protestuesit tek Liqeni Artificial) FOTO

perplase me policine te liqeni kendi lojrave
fikte
(Një prej përfqaqësuesve të Shoqërisë Civile i bie të fikët gjatë konfrontimit) FOTO

perplase me policine te liqeni kendi lojrave
(Momentet e konfrontimit)

konforntimi
(Momentet e konfrontimit)
Foto të tjera

perplase me policine te liqeni kendi lojrave
perplase me policine te liqeni kendi lojrave



(Nisja e protestës së Shoqërisë Civile tek Liqeni, momentet e para)




protesta te liqeni
protesta te liqeni
protesta te liqeni
protesta te liqeni
(Momentet e konfronimit të Shoqërisë Civile dhe policisë bashkiake dhe momentet e shoqërimit) FOTO

Duke kenduar ne kor nje kenge per Erion Veliajn, protestuesit kane qendruar gjate para rrethimit te policise, derisa me tej kane tentuar te futen me force bashke me cadra. 

Poezia e krijuar nga shoqeria civile
Çka po thotë rinia,
poshtë Erjon Veliaj,
ta marr vesh bashkia,
Si luftojmë na sot.
 
Çka thotë aktivisti,
poshtë klientelizmi,
këtu s'ka vend polici,
ligjet i bëjmë vet.
 
Çka po thotë vandali,
unë jam qytetari,
e jo kryetari,
që po mbjell beton
 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati