Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në mbështetje të protestës te Ministria e Arsimit, duke i quajtur “zemërluanë.” Ai thotë se të rinjtë që luftojnë kundër “diktaturës” dhe për lirinë e Shqipërisë nuk mund të ndalet.

“Zemërluanët po dridhin narkoregjimin!

Mbështetje pa kushte për të rinjtë dhe të rejat që janë ngritur në këmbë kundër diktaturës dhe po përballen me dhunën çnjerëzore të regjimit!

Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë një rini që lufton për Lirinë e Shqipërisë!

Liria nuk burgoset! Revolta nuk ndalet!

Forca, zemërluanë! Shqipëria ka nevojë për guximin tuaj!”, shkruan Blushi.


Lajmi kryesor:

Balla ndan foton: Dhëndri hajdut i bufit në protestë, s’ka studentë me maska, pas sulmit qëndron Berisha! Opozita: Mos i prekni protestuesit