Protesta te Unaza e Re/ Gjiknuri: Projekti që në vitin1989, banesat s’do prishen tani, por kur të shpronësohen

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri nga Komisioni i Ekonomisë ku ishte i pranishëm për projektbuxhetin ka komentuar edhe protestën e banorëve të Unazës së Re. Ai tha se gjurma e projektit ka qenë e konceptuar që në 1989, ndërsa shtoi se objektet nuk do të prishen pa dalë vendimi i qeverisë për shpronësimet, ndërsa në ditët në vijim do të nisë vlerësimi i objekteve. Sipas ministrit projekti i ri që pritet të ndërtohet do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën për politikë.

Projekti ka qenë i konceptuar që në 1989, dihet gjurma e kësaj unaze, është bërë brenda parametrave teknikë. Projekti vijon gjurmën e nisur. Është autostradë e karakterit urban dhe nevoja që ky projekt ka pasur për rrugë paralele është pasi nuk mund të bëjmë unazë që ndajnë qytetin në mes pa krijuar lidhje. Projekti është i komplikuar dhe i shtrenjtë. Është i plotë dhe me parametra jashtëzakonisht të mirë. Do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme. Ka pasur një spekulim të madh politik, nuk ka filluar proces prishje, gjithçka është e stisur. Nuk ka pasur procedurë njoftimi për banorët.

Nuk ka prishje pa një vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimet. Do të dalë vendimi për 123 banesat me vërtetim pronësie, pasi të alokohen fondet do të fillojnë shpronësimet, më pas pastrimi edhe nga ndërtimet pa leje. Personat pa dokumente do të trajtohen tre vite me bonues qeraje. Kantieri është ngritur në trojet shtetërore. Tendenca për të bllokuar punimet është proces i stisur. U bëj thirrje banorëve që të bashkëpunojnë, pasi cdo proces është legal. Sot do të shpallet lista e inxhinierëve që do të merren me vlerësimin e pronave.

Damian Gjiknuri

Banorët e Astrit prej më shumë se dy javësh, të mbështetur edhe nga PD dhe LSI, po protestojnë kundër prishjes së ndërtesave të tyre, pasi preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen 123 prej tyre.

Banorët që janë në proces legalizimi kërkojnë dëmshpërblim të plotë, pasi shprehen se nuk kanë ku të shkojnë. Por shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha pa leje (Lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja