Me 8 shtëpi dhe me vila pa leje në bregdet, njihuni me 'varfanjakët" që protestojnë te Unaza (EMRAT+FOTO)

Edhe pse deklarojnë se po u prishen shtëpitë dhe se do mbeten jashtë, shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje.

Në tabelën më poshtë po publikojmë të dhënat për disa nga protestuesit që kanë aplikuar për leje legalizimi në ALUIZNI, ku rezulton se ata kanë deklaruar nga disa ndërtesa edhe nga zona të ndryshme në Tiranë apo qytete të tjera bregdetare si Vlora apo Golemi. Rasti më domethënës është ai Bashkim Ethem Muhametajt, i cili ka ndërtuar plot 8 objekte pa leje, 5 prej të cilave i ka ndërtuar vetëm në njësinë 6, dy objekte të tjera pa leje në Njësinë Dajt dhe një në bregdetin e Vlorës. Muhametaj ka mundur të legalizojë një prej tyre dhe është në proces për 7 të tjera.

Një rast i ngjashëm është ai i Kujtim Vedat Osmanit, i cili ka ndërtuar një objekt 3 katësh pa leje në Njësinë 6 në Tiranë dhe ka edhe 4 shtëpi të tjera në Bulqizë. Siç shihet në tabelë, Osmani ka mundur që të legalizojë plot 4 prej këtyre objekteve, ndërsa i ka mbetur pa legalizuar vetëm 1. Dy prej objekteve të legalizuara ai i përdor për biznes.

Banorët e Unazës së Re që kanë deklaruar banesa pa leje në zona të ndryshme të Tiranës

Pas tij vjen Arben Lush Qokaj, i cili ka deklaruar plot 3 ndërtime pa leje, të gjitha në Njësinë 7 në Tiranë. Edhe Lushaj ka mundur që një prej këtyre ndërtesave ta legalizojë. Nga verifikimet rezulton se një tjetër banore me disa prona është Flora Adem Hoti. Ajo ka dy objekte nën pronësi një katëshe në Njësinë 11 në Laprakë me funksion biznes, kurse një tjetër në zonën e Paskuqanit për banesë.

Tabela vazhdon me Ndue Fran Marinajn i cili gjithashtu ka ndërtuar dy godina në Njësinë Nr.6, secila me 3 dhe 4 kate. Edhe Marinaj i ka legalizuar ato duke u pajisur me çertifikatën përkatëse. Nuk mbetet pas edhe Edmond Seit Mema, i cili zotëron dy objekte të tjera përveç asaj në Unazën e Madhe. Një e ka me funksion biznes në njësinë 6 në Kombinat. Për këtë të fundit ai ka paraqitur letrat për legalizim edhe për shtesë anësore dhe për një shtesë në lartësi. Një tjetër objekt me funksion social-ekonomik 1 kat është në zonën e Pezës.

Ndërsa, Hazis Mersin Gjoni zotëron një godinë 2 katëshe banimi në njësinë 9 në kryeqytet dhe një tjetër me veprimtari biznes, edhe kjo 2 katëshe. Por ka nga ata që përveç banesave në kryeqytet kanë edhe prona në zonat bregdetare. I tillë është rasti i Ukë Idriz Çelkolaj, i cili rezulton se ka një banesë 1 katëshe në Njësinë administrative 7, si dhe një pronë tjetër të ndërtuar që në vitin 2006 në Golem.

Pal Dod Lleshi zotëron një godinë 4-katëshe në Paskuqan, për të cilën që në vitin 2006 ka kërkuar legalizimin, ndërkohë që zotëron edhe një tjetër godinë 3-katëshe po në Paskuqan, e cila përdoret si banesë. Lleshi përveç këtyre dy objekteve zotëron edhe një tjetër godinë 1-katëshe në njësinë 6, Kombinat.

Qemal Ramazan Sadikaj e ka kthyer në procedurë të zakonshme ndërtimin pa leje. Sadikaj zotëron një ndërtesë banimi 2-katëshe në njësinë 7 në kryeqytet, por edhe një ndërtesë pa leje në Fushë Krujë. 

Agron Halil Kurti zotëron dy objekte në njësinë 7 në kryeqytet, përkatësisht 3-katëshe dhe 1-katëshe, të dyja objekte banimi. Ndërsa ka në zotërim edhe të një tjetër objekti në Elbasan të cilit në vitin 2006 i ka bërë një shtesë kati.

Qytetari Ismail Xhetan Mesini është pronar i një objekti banimi me 2 kate në njësinë 6, por edhe i një tjetër ndërtese në njësinë 7.

Fiqirete Muharrem Shima zotëron një objekt banimi 2-katësh në njësinë 7, por edhe një tjetër ndërtesë në po këtë njësi.

Flamur Xhevair Kuka ka në zotërim një godinë banimi 2-katëshe një njësinë 7, por edhe një tjetër godinë banimi po 2-katëshe në njësinë nr. 11.

Gjovalin Pjetër Kuli është zotërues i disa objekteve banimi, por edhe bizneseve, të gjitha të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një godinë banimi 3-katëshe në njësinë 7, si edhe një ndërtesë po në këtë njësi. Ndërkohë, është zotërues i një biznesi në Kashar dhe një tjetër biznesi të vendosur në një godinë 1-katëshe në Laç.

Ramazan Hazis Selmani është një tjetër pronar biznesesh dhe objektesh banimi të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një biznes 1-katësh në njësinë 6, ndërsa ka në zotërim edhe një objekt banimi 1-katësh në njësinë 7. Selmani është në zotërim edhe të objekti banimi 1-katësh në njësinë 5, të cilit në vitin 2006 i ka bërë edhe një shtesë.

Evelina Rushi Shabani është pronare e një godine banimi 4-katëshe në njësinë 6 në kryeqytet si edhe e një godine 2-katëshe po banimi në njësinë 7, të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, në zotërim të saj është edhe një biznes i vendosur në një godinë 1-katëshe po në njësinë 7.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DEVA: 22/11/2018 18:02

    Keshtu eshte kur zbriti Sala gjithe katunaret ne Tirane nga i kishte dhe si kishte. Nuk e njohin te jetuarit ne komunitet.Vetem me rremuje e shamat duan ti zgjidhin punet. Zoterinj na vjen keq por bota rrotullohet.Pronaret e tokave nuk po marrin dot ate qe u takon, ndersa ju kerkoni pronat qe nuk jane tuajat se nuk i keni blere me lek.

    Përgjigju
  • flavia skifteri: 22/11/2018 17:27

    projektin harrojeni ta bojkotoni..shyqyr qe erdhi dita qe tirana do marre ere metropoli ..

    Përgjigju
  • isabela qerreshniku: 22/11/2018 11:21

    NJEREZ PA TURP E MORAL E DALIN E PROTESOJNE KOT. MJERE SHQIPERIA CFARE FILIZASH PO NXJERR. UNAZA DUHET TE BEHET E DO BEHET KEMI VITE QE TORTUROHEMI ME ATE MEGA TRAFIK QE RENDOHET DITA DITES.

    Përgjigju
    • fabia: 22/11/2018 17:41

      ndjekin kryekriminelin qe ji premton serisht objekte paleje rrezik

  • andi: 21/11/2018 12:35

    jane mesuar te jetojne me rremuje se kane fituar nga rremuja shteti.

    Përgjigju
  • Faik: 21/11/2018 12:18

    nga JUGU në VERI , që kanë ZABTUAR dhe OZURPUAR TROJE Shtetërore dhe TOKA Private !! Asnjë Kacille për këta Mëkatarë dhe të Paudhë ! Edhe 3 VJET me QERA janë shumë për këta ! Ç'kusur kemi ne Shqiptarët e Ndershëm të Paguajmë QIRANË e Shtëpisë për 3 VJET rresht të këtyre ?

    Përgjigju
  • ema: 21/11/2018 12:05

    te shpronesohen me vleren e tregur te gjithe pronaret qe token e tyre ja zaptuan te tjeret apo me ligjin e felliqur 7501

    Përgjigju
  • ema: 21/11/2018 12:04

    tani ne vend qe te kuptojne qe ndertuan pa leje....po ne te tjeret cfare jemi budallenj qe nuk thyem rregullat dhe nuk ndertuam nga leje, por jetojme ne shtepi 50 m2. Do behet rruga per zhvillim dhe njerezit , me keqardhje per ata qe e kane per banese, te mesojne qe ligji eshte mbi ta dhe mbi cdo gje.

    Përgjigju
    • @Petrit: 21/11/2018 14:13

      Budallenj Jan Gjermanët, Americanët, Francezët.. Etj që nuk ndërtojn pa leje?? Jo ore jo o mavri e grabitës, budallenj jeni ju grabitësit që patët fatin të jetonit e të ndërtoni në shtetin e llumit, por mos harro një gjë që do e keni harrëm në breza dhe mallkim në atë që ju dhëmb më shumë, sepse prona private dhëmb dhe mëshon deri në Palcë, dhe këtë që po lexon fiksoje në kokën tënd bosh.

    • PETRITI: 21/11/2018 12:46

      Thuaje troc:kam qene i shkundur nga ekonomia dhe nuk kam patur mundesi.Sepse 300 mije ndertimet pa leje qe jane bere ne Shqiperi nuk jane me te keqinj nga ti.

  • Erik: 21/11/2018 11:27

    Mos i paragjykoni te gjithe, 20 veta nga 200 te tille nuk perbejne shumicen. Ligjin per ndertimet e kane shkelur te gjithe duke filluar nga 95% e pallateve te ndertuara pas '90-es ne Tirane. Gjithesesi zgjidhja qe po jep qeveria me bashkine eshte shume gjeneroze per ata qe i kane pa letra dhe jane pa asnje strehe tjeter, duhet ta pranojne dhe t'i hapin rrugen ndertimit te Unazes se Madhe. Filmi mbaroi, vertete ndertuan nje shtepi disa milione leke, por jetuan mbi 20 vjet pa qira, nuk paguan taksen e prones, do perfitojne 3 vjet qira falas, qasje ne kredi te buta dhe banesa sociale, keto jane benefitet e asaj shtepie qe do shembet.

    Përgjigju
  • Mujo: 21/11/2018 10:04

    Qeveria e sotme po zbaton nje ligj te qeverise se djeshme. Banoret, nje pjese e te cileve e paskan bere rruge, nuk qenkan mesuar te zbatojne ligjet. #MesimPerTeGjthe

    Përgjigju
  • Xhevo: 21/11/2018 02:42

    VETING PER NJERZIT E THJESHTE NDALOHET RREPTESISHVETINGU PER POLITIKANET SIDOMOS ATA TE PS DHE SIDOMOS VETING PER RAMAN AHMETEN GJIKNURIN SPIROPALIN BALLEN ME FJALE TE TJERA GJITHE SOCIALISTET

    Përgjigju
  • Eli: 21/11/2018 00:16

    Nuk e kuptoj keta te PD dhe LSI kane gjithe ato shtepi le tja japin ketyre qe kane bllokuar rugen po dalin si kur u vjen keq dali aty si nuk kane turp ne vend qe te thone shyqyr do behet ruga ne nuk do behemi njerez kure me vjen dhume keq cfare popolli jemi . Te vjen turp te hapesh tv te shikosh gjithe stacionet si kafshet e bete kete popull krrejzi o zote na jep kurajo

    Përgjigju
  • Robshi: 20/11/2018 22:54

    Nese doni e bej edhe une nje tabele te tille dhe ti nxjerr jo me nga 8 po 80prona po te doni qe te shfryni dufin politik...eshte shume i thjeshte problemi ka vite qe eshte sanksionuar... prona kur preket nga investimet publike SHPRONESOHET duke u demshperblyer...te tjerat jane sufllaqerira...hajde komente gallate ti vrasim ti internojme ti varim...yyytt monstra skeni faj vetem 1 brez ka kaluar nga eterit qe shkulnin thonj per qef...ju dhimbsen taksat ju po kur behen ppp tendera e koncesione sa 10fishi shperblimit te ketyre futni bishtin ne shale te keta te shkretet nxirrni kthetrat...tipike shqiptare...hipokrite

    Përgjigju
  • Ndisi: 20/11/2018 22:42

    Erdhen dhe zun nje tok qe sishte e tyre e shfrytzuan per vite me rradhe edhe tani protestojne... mos flasim per kto pallatet qe paskan po prap pa leje... kto njerez kan guxim perfundimisht!

    Përgjigju
  • Ardit: 20/11/2018 22:40

    Po pyesnit se ku do flinit??!! Normale eshte shume e veshtire te zgjedhesh se ku do strehoesh kur ke kaq shume opsione

    Përgjigju
  • Anda: 20/11/2018 22:37

    Nuk u mjaftojn perfitimet nga shfrytezimi i ketyre pronave pa leje, por dashkan edhe pjes te taksave tona!!? Se i kane shume te domosdoshme ne fakt.. duket qarte

    Përgjigju
  • Kaçi: 20/11/2018 22:26

    Keta po qe qenkan per tu qare hallin!!

    Përgjigju
  • Lorena: 20/11/2018 22:24

    Me ndertime pa leje dhe bllokojne rruget. Turp. policia te veproje si ka vepruar qe te kemi pak rregull e mos te kete me trafik ne ate zone per shkak te bllokimit qe bejne keta qytetaret.

    Përgjigju
  • Dorina: 20/11/2018 22:23

    Ka pasur nje aneks te ligji legalizimeve per nr e ndertimeve pa leje ....aluizni mban pergjegjesi pse ska verifikuar...

    Përgjigju
  • Dorina: 20/11/2018 22:23

    Ka pasur nje aneks te ligji legalizimeve per nr e ndertimeve pa leje ....aluizni mban pergjegjesi pse ska verifikuar...

    Përgjigju
  • Qifja: 20/11/2018 22:23

    Bravo qeverria!

    Përgjigju
  • Lori: 20/11/2018 22:19

    Fakti qe ne te tjeret skemi derguar pa leje do te thote qe jemi budallenj? Mendoj qe ata qe kane leje te demshperblehen sipas ligjit , te tjeret mos te shkaktojne me trazira. Mos te ishte policia qe vendos rregull, makinat ne ate rruge sdo kalonin dot.

    Përgjigju
  • Drini: 20/11/2018 22:19

    Hahahaha te shkrete, sa gjynah.. spaskan buke te hane!

    Përgjigju
  • Lisi: 20/11/2018 22:18

    Kane nga 4 apartamente e duan te marrin dhe nga taksat e popullit turp turp turp

    Përgjigju
  • Elvira: 20/11/2018 22:17

    Pika kush kane halle e kush pellasin ... banesa ,biznese etj O ju "te vorfnit" mesoni mos te zeni hapesita publike ,pastaj dilni protestoni

    Përgjigju
  • R10: 20/11/2018 22:17

    Keta qenkan hallexhinjte qe duan drmshperblim

    Përgjigju
  • Eraldo: 20/11/2018 22:10

    Keshtu eshte kur ja marrin doren ndertimeve pa leje, tani kane dhe guxim te lehin se skane faj, mendojne se kane te drejte te bejne cfare kane bere!

    Përgjigju
  • Maliq: 20/11/2018 22:06

    Jane me nga 10 prona e prap duan te marrin nga taksat e te varferve turp

    Përgjigju
  • Maliq: 20/11/2018 22:05

    Po kta jane me nga 10 apartamente e duan te marrin dhe nga taksat tona turppp

    Përgjigju
  • Maliq: 20/11/2018 22:05

    Po kta jane me nga 10 apartamente e duan te marrin dhe nga taksat tona turppp

    Përgjigju
  • Megi: 20/11/2018 21:58

    Vetem ne Shqiperine tone te dashur ndodh qe prona publike seshte as e imja, as e jotja keshtu qe mund ta zaptoj dhe une dhe ti !! Pastaj kur ndertohet dhe projektohet per nje qytet me te bukur nuk na vjen mire qe ajo prone qe ti tanime e ke bere private te sherbeje per gjithe komunitetin. Tirana sot me shume se kurre po lakohet ne cdo shtet dhe qytet europian dhe jo vetem por opozitaret tane gjumashe nuk na lene te zgjohemi nga endrrat e mankthet e erresires qe na pushtoi nder vite.

    Përgjigju
  • Rrno për me tregue!: 20/11/2018 21:56

    Tek Unaza e Re, mund të shihen rezultatet e eksperimentit social në shkallen më masive të parë ndonjehere: Çfarë mund ti ndodhë një shoqerie qe pasi mbijetoi kolektivizimin, përfundoi në kaosin postkomunist "tok' e xanun" dhe tashmë ka kaluar ne krahun tjeter: nuk i ka mbetur më asnjë grimë prej qenieje sociale. Ne kete lloj xhungle ndertimesh pa leje, mbizoteron mentaliteti i xhunglës, dy duar për një kokë, vetem interesi i ngushte driteshkurter vetjak perpara interesit të perbashket. Fatkeqesi qe nuk kuptohet se permiresimi i infrastruktures nenkupton rritjen e cilesise se jetes për të gjithe qytetaret e Tiranes. Ata qe bllokojnë me kryeneçësi procesin, fali o Zot, se nuk dinë se ç'bëjnë.

    Përgjigju
  • minnesota day: 20/11/2018 21:40

    O shtet leshi e kapitalizem mafiozesh, maskarenjsh e agjentesh... E para: po PSE i lini te ndertojne Pa Leje?!!. Shtepite e rrangullat qe bejne keta palaço, DUHEN PRISHUR, jo se aty kalon 'xhadeja', po se Jane Pa Leje. E dyta: Jo vetem qe i duhen prishur germadhat ketyre horrave por te gjitha shpenzimet per prishje e gjobat per 'Ndotje Ambienti' e thyerje te ligjit urban, per zenie e ndertim Pa Leje, ti ngarkohen shkelesve te Ligjit dhe me kundershtimin me te vogel, te shihen si Prishes te Rendit Publik dhe kundravajtes te rrezikshem dhe te trajtohen sipas Kodit Penal me BURG e konfiskim te te gjitha pasurive.Vetem me Terrorin e Ligjit dhe forcimin e dhunes se nje Shteti te Forte e konform rregullave mund ti vihet sado pak freri larove e lloj lloj, lonxho bonxhove injorante te rrugave e sokaqeve!

    Përgjigju
    • Vlorë: 21/11/2018 07:13

      Sakt.

  • Tani: 20/11/2018 21:29

    Duhet te mesohen njerezit qe mos te zaptojne cdo hapsire publike dhe te ndertojne sipas legjislacionit ne fuqi. Se pastaj fillojne ankohen skemi rruge, skemi uje e gjithe problemet qe i shkaktojne vete.

    Përgjigju
  • e.canaj: 20/11/2018 21:28

    te ishte kshu te gjithe do kishim ndertuar pa leje dhe do ishim ber me na 100 shtepira po jemi njerez te llogjikshem. per ca protestojne njehre se kuptoj? se do u prishet shpia qe e kan ndertuar pa kokerr letre e ne tok te tjeter personi apo ne toke te shtetit. kshu eshte kur veni pas lulit

    Përgjigju
  • ana: 20/11/2018 21:27

    ore keta sjane ne trezi. dje u bllokova me ore te tera ne trafik nga protesta e ktyre qe na dolen miliardera, prishjani shpejt e te ikin

    Përgjigju
  • Eldona Kosta: 20/11/2018 21:24

    Prandaj nuk i mbeshteta qe ne fillim. Se kta kan 30 vjet qe pa leje zaptuan e shfrytezuan deri me sot, e tani duan edhe te demshperblehen cent me cent. Turp tju vije...

    Përgjigju
  • Noa: 20/11/2018 21:21

    Faktet jane kokeforta! Si mund te jesh i varfer me gjithe kete pasuri?

    Përgjigju
  • Oen.Nallbani: 20/11/2018 21:20

    Unaza e re do behet,kane apo skane nga 2-3 shpia kta.Se tirana dhe shqiperia jane me te rendesishme se cdo individ ✌

    Përgjigju
  • Popull: 20/11/2018 21:14

    Fadromat urgjentisht këtyre grabitsave. Hajdutër, kokëpalar, barbarët e qelbur.

    Përgjigju
  • Noa: 20/11/2018 21:12

    Faktet jane kokeforta! Si mund te jesh i varfer me gjithe kete pasuri?

    Përgjigju
  • Leon: 20/11/2018 21:12

    Ti behet Vetting,si bere 8shpia,me ça lekesh.?pronari i vertetë i trullit vjen verdall ne komisionin e Kthimit te Pronave,dhe pastaj shkon ne Strasburg dhe fiton me te drejte ku detyron Shqiperine ta paguaj,kurse keto palaço uzurpues te pronave te te tjerve paskan 8shtepi,,,,,hajde hajde

    Përgjigju
  • Aqifi: 20/11/2018 21:02

    Te shkretet. Normal ata bertasin me shume.

    Përgjigju
  • Fabia skifteri: 20/11/2018 20:52

    Normal.Te vetmit qe do ishin kundra ktij projekti qe i jep Tiranes ere "Europiane", do ishin lubite e babezitura qe rrezik iu eshte premtuar nje objekt tjeter sa per te bere buje para zgjedhjeve.Cdo gje per politike. Ç'tragjedi!

    Përgjigju
  • kristo: 20/11/2018 20:36

    qenkemi ne qe paskemi punuar nje jete me ndershmeri te shkret tani se kata paskan zaptuar si lagje shqiperine . ta kepusinin koken e te shkojne nga kan ardhur se na cmenden perdite qe djegin aty te rruga , dhe bllokojn detyrohemi rim 3 ore se duan te ruajn keta shpite e 18 qe kan ndertuar pa letra ... LALi eri futju beje shesh e vazhdo punen mos u kurse me keta pisa

    Përgjigju
    • Progonat: 20/11/2018 21:30

      Po vella ti rrafaje se na Tepelena jemi ne, nga Progonat,Gusmar e Nivice

    • Braushi: 20/11/2018 21:04

      Keta banoret e "shkret" te Astirit qe do mbrojn "shpiat e vogla" me nga 3-4 kate qartazi dalin ne protest vetem se ua kerkon PD,mjafton te shkosh te ajo zone aty edhe e kupton qe i kane ndertu ato shpia sa per te zene token qe nuk eshte as e tyre. Unaza e Re duhet bere dhe duhet bere sa me shpejt.

  • Altin: 20/11/2018 20:35

    Hajde hajde ca behet . Po ju qenkeni te krimbur ne lek more .... dhe doni prap lek nga taksat tona por qe si meritoni se po ri meritonin hallall ti kishit . Po ishalla smerrni as 1 cent

    Përgjigju
  • zana: 20/11/2018 20:33

    ne fillim me erdhi gjyna dhe pse isha pro ndertimit te unazes , tani po me vjen gjyna per veten qe besaova keta maskarenj qe paskan 8 shtepira e vila .... kane nje muaj qe po shkaterrojne qytetin . shesh sot mos prisni me nxirrini me polici me eskavator se paskan ku ta fusin koken

    Përgjigju
  • Fila: 20/11/2018 20:32

    Ku jeni tani o ndyresira qe dilni ne protest . Keni fytyr te dilni para kamerave tani e thoni qe skemi ki flem ???

    Përgjigju
  • sokol: 20/11/2018 20:31

    sic e keni listen futini ne burge , se na cmenden cdo dite protest bllokojne rrugen na paskan dhe nga 8 shpi dyqane dhe gjithe te mirat ... hajd se po zaptojm te gjith kshu dhe tna mbaj bashkia pastaj ... ketyre jo vetem qe u dashkan prish por keta duan burg

    Përgjigju
  • Alndra: 20/11/2018 20:31

    Hahahahahaha e prisja kete gje . Thjesht po cuditesha pse spo i nxirrnin .

    Përgjigju
  • Loku: 20/11/2018 20:27

    Hajde Shqipe hajde. Po sikur të vendosen ligjet e Enver Hoxhës për lëvizjen e popullatës !!!! Çdo bëno ? Do futnit gishtin posht bishtit dhe me të nën shal do pirdheshit andej nga keni arshur. Plehra.

    Përgjigju
  • Mirela: 20/11/2018 20:25

    Po keta jan maskarenj mo , keta jane llumi i shoqeris qe bejne si hallexhinj qe kan marre qera nga 2000€ per ato dyqanet qekane aty se shpit i paskan ne plazh ! Zhdukini qe sot bejeni shesh e vazhdoni punen . Asnje skem mbeshtetje sduan keta

    Përgjigju
    • Qytetari: 21/11/2018 18:54

      Duhet te ngrihemi dhe ne te dalim ne rruge , qe po na grabiten ligjerisht ish pronat tona per tja u dhene tona ,per tu dhene lek ne dore hajduteve tane qe uzurpuan keto prona. Mbi keta qe nuk duan ndertimin e rruges te zbatohet ligji,sepse po prishin qetesine publike,po vjedhin pronen e te tjereve , si dhe leket e taksapaguesve shqipetare.Nuk e kuptojme se cfare pret ky shtet akoma qe nuk ushtron forcen e ligjit mbi keto hiena qe nuk u perkasin forcave politike por klaneve te hajduteve.

    • Refiku: 21/11/2018 13:43

      Zaptuan pronat, kan prona ne te gjithe Tiranen dhe prap duan te marrin prona ne menyren te paligjshme

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!