Protesta te 'Unaza e Re'/ Rama: Ndërtimet në shtratin e rrugës, shtjellim të plotë para Kuvendit

Protesta te 'Unaza e Re'/ Rama: Ndërtimet në shtratin e rrugës, shtjellim të plotë para Kuvendit

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka komentuar protestën e banorëve të "Astirit" të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave që preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe". Kreu i qeverisë thekson se kur kanë kaluar 15 vite nga shembjet te Parku Rinia në kryeqytet, po protestohet për dëmshpërblimin e ndërtesave pa leje, të ndritura në shtratin e rrugës. 

Sqarimi për këtë çështje, thekson kryeministri, nuk mjafton me një postim në rrjetet sociale, por paralajmëron një fjalim të gjatë në Kuvend, seancën e të enjtes. 

Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s'thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur