'Spiunë dhe tradhtarë'/ Banorët e 'Astirit' përplasen me njëri-tjetrin gjatë protestës (VIDEO)
Protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre pasi u paraqitën në ARRSH për shpronësimet.
TIRANE - Për të 17-ën ditë me radhë, banorët e "Unazës së Re" kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e "Unazës së Madhe", i cili prek edhe banesat e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë pa leje. Por protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre, duke u paraqitur në ARRSH për ndjekjen e procedurave të kompensimit për objektet që preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".
Megjithatë, situata është normalizuar brenda pak minutash dhe banorët kanë vijuar protestën. Siç kanë bërë çdo ditë, edhe pasditen e sotme protestuesit kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa kanë hedhur edhe kapsolla. Në mbështetje të protestuesve janë sërish deputetë të PD. Gjithashtu, mes protestuesve ndodhen edhe përfaqësues të të ashtuquajturës "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", aktorë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.
Banorët e "Astirit", banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe", janë ndarë në dy pjesë. Disa prej tyre dalin çdo ditë në protestë, duke bllokuar rrugën e duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa pjesa tjetër i janë drejtuar institucioneve për të nisur procedurat e shpronësimit.
Report Tv ka siguruar edhe fotot e momentit të takimit të banorëve me kreun e ARRSH, Afrim Qendro. Mësohet se pranë zyrave të ARRSH janë paraqitur 36 persona për të kërkuar dëmshpërblim për objektet e tyre që preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".
Një ditë më parë banorët u përleshën me policinë, ndërsa sulmuan edhe kantierin e firmës private që do ndërtojë "Unazën e Madhe", duke tentuar dëmtimin e automjeteve. Në ndihmë të uniformave blu shkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët normalizuan situatën.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Si nisi përplasja e banorëve te Unaza e Re
Në video tregohen momenti i përplasjes midis banorëve
KY eshte "suksesi"i opozites dhe disa "artisteve"ne organizimin e protestes qe, te qaj e perqaj popullin dhe te pengoje-ngadalsoj procset e zhvillimeve te shtetit dhe te mbulloje lakadredhat,krimet dhe pengimin, qe kane bere tete vjetet e sundimit,te pengoj te miren e shtetit dhe popullit.Kjo eshte"kombetarja" dhe interesimi opozitar aktual ne Shqiperi,
Përgjigju
Popull: 20/11/2018 21:42
Cecenat e qelbur...
Përgjigju
Petrefi: 20/11/2018 20:34
Zihen minjte kesmeti i maces
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
KY eshte "suksesi"i opozites dhe disa "artisteve"ne organizimin e protestes qe, te qaj e perqaj popullin dhe te pengoje-ngadalsoj procset e zhvillimeve te shtetit dhe te mbulloje lakadredhat,krimet dhe pengimin, qe kane bere tete vjetet e sundimit,te pengoj te miren e shtetit dhe popullit.Kjo eshte"kombetarja" dhe interesimi opozitar aktual ne Shqiperi,
PërgjigjuCecenat e qelbur...
PërgjigjuZihen minjte kesmeti i maces
Përgjigju