Forcat izraelite kanë qëlluar me armë zjarri dy protestues duke i lënë të vdekur. Ngajrja ndodhi të premten në Gaza, të dy të vdekurit janë adoleshentë.
3 plaestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë javës ku më i vogli 14 vjeç.
Abdallah Faisal Tawalbeh, 21 vjeç, u qëllua për vdekje nga ushtarët në Bregun Perëndimor të Veriut mëngjesin e së hënës.
Të premten, Hasan Iyad Abd al-Fattah Shalabi, vetëm 14 vjeç, vdiq pasi u qëllua me plumb në gjoks, 60 metra larg gardhit kufitar me Izraelin në Khan Younis, Gaza jugore.Hamza Muhammad Rushdi Ishtaiwi, 17 vjeç, u qëllua për vdekje në qafë, 50 metra larg gardhit në lindje të qytetit të Gazës.

Djemtë të cilët u vranë ditën e premte janë viktima e 4 dhe e 5-të palestinize të vrarë nga forcat izraelite për këtë vit.Viti i kaluar la pas 188 palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite mes të cilëve 38 fëmijë.
Gjatë protestave të së premtes forcat izraelite plagosën më shumë se 100 palestinezë, duke përfshirë 43 fëmijë,dhe 5gra. Izraelitët goditën në mënyrë direkte me predha dhe me gaz lotsjellës mbi turmat. Që ngs nisja e protestave të dhunshme rreth 5000 palestinezë kanë mbetur të lënduar.
Komente











Faj kanë gjithashtu edhe ata që indoktrinojnë fëmijët dhe i dërgojnë në demonstrata. Vendi i femijeve është shkolla jo protesta!
Përgjigju