Me ‘medalje’ letre për të shënuar 50 ditët përpara kryeministrisë, protestuesit vijuan ritualin e zakonshëm para institucionit të qeverisë. Megjithatë, medaljen me numrin “50” arritën ta merrnin fare pak protestues pasi numrat në tubim zbehen dita-ditës.
Ata rilexuan kërkesat e tyre, duke ritheksuar dorëheqjen e kryeministrit Rama edhe në fjalimet e mbajtura.
Ndërsa nesër Kuvendi do të mbajë seancën plenare, një nga aktivistët tha se “Kuvendi ynë është këtu.”
Një thirrje ishte për artistin Vendim Kapaj, i cili ka luajtur në Vlorë për kompozitorin e filmit “The Odyssey”, por ndërkohë punonte si pastrues mbeturinash në Vlorë.
“Është poshtëruese që ky zotëri të përfundojë duke pastruar. Është punë e ndershme ajo, por një artist të trajtohet në atë nivel?”, tha një protestues.
Në orën 21:00 protestuesit nisën marshimin që u mbyll më herët se çdo mbrëmje tjetër, vetëm pas 40 minutash.
Komente











