Deputeti dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe të rrezikshme për shqiptarët. Ligjvënësi demokrat thotë se qeveria është shkaktarja e largimit masiv të rinisë për një jetë më të mirë në vende të tjera të botës.

“Të nderuar miq, ata e kanë kthyer Shqipërinë në një çiflig personal, paratë e taksave tona, djersa e prindërve tanë, nuk shkojnë për shkolla të mira, nuk shkojnë për spitale, shkojnë për një grup pushtetarësh. Çfarë po i ofrojnë rinisë sot, çfarë po i ofrojnë bashkëmoshatarëve të mi. Unë si kryetar i FPRP dhe bashkë me gjithçka këtu ne nuk po ikim, ky është vendi ynë, kjo është toka jonë. Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Rinia e këtij vendi nuk ka lindur për të bërë punë në rrugët e botës. Duhet të ngremë një kryengritje morale dhe qytetare, një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën”,- tha Xhaferri.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e Hitës s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar