Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.
Duke u shprehur për protestën dhe përplasjen e fortë që ndodhi ditën e sotme mes banorëve të Unazës së Re, të cilët po protestojnë prej ditësh kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe që prek banesat e tyre Kryebashkiaku Veliaj shprehet përmes një postimi në faqen e Twitter-it se "kemi të gjithë solidaritetin e Kryeqytetit, Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit'".
Postimi i plotë i Erion Veliaj në Twiitter:
E gjithe Tirana e ndershme dhe e drejte, eshte ne mbeshtetje te @PoliciaeShtetit e djemve dhe vajzave ne uniforme!
Sherim te shpejt Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektiveve te lenduar - keni gjithe solidaritetin e kryeqytetit!
Ky vend nuk kthehet me pas nga salinjte! #NoMoreSali
Protesta e banorëve të Unazës së Re para parlamentit zgjati rreth dy orë ku mbetën të lënduar 12 efektive policietë cilët u dërguan më pas për ndihmë në spitalin e Traumës, ku u vizituan edhe nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj (Lexo këtu).
Ku e ke kryepolicin tend Ermal Kapllanin ne cfare vrime eshte futur.
Përgjigju