Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla gjatë një takimi me gratë në Golem, foli edhe për pasojat që po japin protestat e dhunshme në Tiranë për imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit.
Ndërsa e cilësoi Golemin si kryeqytetin e turizmit, Balla theksoi shqetësimin e bizneseve turistike për pamjet e dhunës në kryeqytet, duke deklaruar se ato po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po ndikojnë në anulimin e rezervimeve.
Sipas Ballës, bizneset e turizmit dënojnë dhunën, të cilën ai ia atribuoi aktorëve politikë vendas dhe ndikimeve të huaja, që sipas tij janë armiqësore ndaj Shqipërisë.
Ai nënvizoi se pasojat e këtyre pamjeve shtrihen përtej Tiranës, duke prekur edhe sipërmarrjet turistike, të cilat varen nga imazhi i vendit dhe besimi i vizitorëve vendas e të huaj.
“Një mesazh nga krye-Qyteti i turizmit Golem ku biznesi turizmit dënon dhunën e gatuar nga salinjtë vendas, e shtyrë edhe nga duart e huaja, armiqësore me Shqipërinë. Pamjet nga bulevardi, po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po sjellin anullim të rezervimeve”, shkroi Balla në rrjetet sociale.
-
Zoti Balla se ju punoni ti parandaloni nuk digjet tirana vetem nga nje grup banditesh ,merni masa sic mori Milano bllokoni hyrjet e tiranes dite me pare kontrolle tek makinat qe futen dhe dovte jene nje numer me i vogel,por ju i lini te futen maloket nga bathorja e nga durresi se ne kto dy qytete jane vend banimet e tyre e keshtu ju ju del situata nga duarte
Përgjigju -
Tao ka fillu me taku gratë, se nuk ta mban me taku burrat. Te vjen keq për turizmin? Ju jeni të parët qe po e çoni vendin ne rrënimin ekonomik. Jeni 80% në hetim nga Spak. Vallë, a te duket normale? I ke sharë tu I thënë sorra etj. Tani ben propagandë. Çfarë keni mbjellë, jeni tu korr.
Përgjigju






Komente
Komento