1768477012_OKB.JPG

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka planifikuar një takim urgjent pasditen e sotme, për të diskutuar zhvillimet në Iran.

Sipas mediave të huaja, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u thirr me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se Irani gjatë ditëve të fundit ishte ‘mbërthyer’ nga protestat masive, ndaj të cilave regjimi nisi shtypjen me metoda të dhunshme, duke vrarë disa qindra demonstrues.


Lajmi kryesor:

Protestat në Iran/ Qytetarët të frikësuar: Regjimi do të marrë hak! Vendi për ekzekutimet e protestuesve është gati