Drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim, Manjola Hasa, ka dalë para Kryeministrisë, ku janë vendosur karriget simbolike të dialogut, për të përsëritur ftesën e kryeministrit Edi Rama për diskutim me protestuesit. Hasa doli para Kryeministrisë ndërsa pedagogët po protestonin. Ajo tha se për studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të dialogojnë me kreun e qeverisë janë të mirëpritur dhe se dyert janë të hapura për ta.

“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura", tha Manjola Hasa. 


Lajmi kryesor:

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen edhe sot protestës! Marshojnë drejt Kryeministrisë, përmbysin ‘karriget e dialogut’: Rama të dorëhiqet (VIDEO ME DRON)