Pronarët e bizneseve në kryeqytet shprehen të shqetësuar nga trazirat e ndodhura në protestat e opozitës. Përveç faktit që duhet të mbyllin aktivitetin e tyre më herët duke sjellë dëme financiare, ata shprehen të frikësuar se mos u dëmtohet biznesi nga dhuna e shfaqur nga protestuesit e opozitës.
Për Report Tv pronarët e bizneseve afër godinës së Parlamentit shprehen se trazirat e ndodhura si rezultat e protestave të shumta i ka dëmtuar shumë biznesin e tyre, duke sjellë dhe më pak fitime për ta.
“Kemi frikë se mos na thyejnë dyqanin dhe na bëjnë rrëmujë. Përpiqemi që të mbrohemi dhe vetë, mbyllim dyqanin dhe ikim. Negativisht ndikon se na mbyllin dyqanin dhe mbesim pa punë” shprehet një nga pronarët që ka biznesin para Kuvendit.
E njëjta situatë paraqitet dhe te bizneset para drejtorisë së Policisë Tiranë. Pronarët tregojnë se në kushte të tilla është e pamundur të ushtrohet aktiviteti, madje ndjehen të frikësuar se mos pësojnë dëme në protestat e tjera të paralajmëruara nga opozita.
“Ata po thyejnë xhamat e Drejtorisë së Policisë jo biznesit tonë që e kemi këtu. Ai del me kapuc në kokë, e ke parë me kapuc te Drejtoria e Policisë, ku ta njoh une më pas kush është. Ka humbje, ka probleme se mbyllim dyqanin. Frikësohemi!” deklaron një pronar tjetër.
Protestat e dhunshme të opozitës përvec dëmit të bizneseve ka sjellë dhe shqetësime te qytetarët, pasi detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre për shkak të bllokimit të qytetit nga protestuesit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht 2024, 09:06
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill 2024, 16:59
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill 2024, 17:00
-
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
28 Mars 2024, 21:08
-
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
19 Dhjetor 2023, 17:16