Operatorët turistikë: Situata dramatike pas protestave, nordikët, gjermanët dhe grupet po anulojnë rezervimet

Operatorët turistikë: Situata dramatike pas protestave, nordikët, gjermanët dhe grupet po anulojnë rezervimet

Teksa Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen fort në stepjen e të huajve për të ardhur në vendin e shqiponjave.

“Situata është dramatike”, pohon për ‘Monitor’, Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turstik Shqiptar dhe drejtor menaxhues tek ‘Happy Tours Albania’, që bashkëpunon me agjenci të shumta si ato të vendeve nordike, polake, çeke etj.  “Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre”, pohon ai. Ndonëse nuk mund të thotë ende numra, Kasa shton se agjencitë partnere kanë marrë shumë kërkesa për anulimin e rezervimeve.

Anulimet janë kryesisht nga vendet nordike dhe nga Gjermania.

Nordikët ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes që vitin e kaluar. Rezervimet e tyre nisin nga maji dhe mbyllen deri nga java e parë e tetorit. Fillimisht do të nisë me një charter në javë dhe në kulmin e sezonit planifikohen pesë chartera në javë.

“Partnerët tanë po mundohen që t’i qetësojnë dhe janë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve”, pohon Kasa.

Të njëjtën tendencë negative e konfirmon dhe Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. “Ka shumë anulime grupesh”, pohon ai. “Ka dhe anulime në konferenca e trajnime”. Topuzi shton se po vazhdoi kjo situatë, nuk mund të presim asgjë të mirë.

Vitet e fundit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të interesit të turistëve të huaj, teksa mediat e huaja filluan të shkruajnë pa fund për bukuritë e vendit dhe pas krizës së para pak viteve në Turqi, operatorët turistikë ishin në kërkim të destinacioneve të reja. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej  5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.

Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit, mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes””.

Por, ky shans i madh i Shqipërisë me turizmin duket se do të zbehet, teksa politika po vijon në mënyrë të papërgjegjshme që të mos arrijë në një konsensus për të mirën e vendit.

Edhe pa frikën që kanë krijuar protestat, turizmi në vend po përballej me probleme të tjera të brendshme, si infrastruktura e dobët, apo dhe konkurrenca nga shtetet e tjera.

Kasa thotë se dy ditë më parë erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për ti dërguar nëpër hotelet e rezervuara, u jepte përshtypjen se po shkonin në ndonjë Kandahar, jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.

Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Noëa Itaka, Rimboë, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 netë qëndrim,që përfitojnë Operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turisteve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charter me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drej aeroprteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion. MONITOR

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • POPULLI: 14/05/2019 15:05

    UNE MENDOJ QE TE IKIM TE GJITHE. ME MIRE TA MARR RUSI SIC KA MARRE GRECIN, MAQEDONIN, E NORMALE MAL ZI E SHKAU. RROFTE RUSIA

    Përgjigju
  • not hapy: 14/05/2019 13:10

    pse zbeni dhe nje turizem protestash ftoni gjerman e nordik ti bashkohen protestave keshtu turizem protestash gjo e mire boni ca lek

    Përgjigju
  • ERP: 14/05/2019 12:32

    Normal qe e bejne se perceptimi eshte qe Shqiperia ka probleme. Dhe ne fakt ka, derisa te perfundojne ne burg ujku i vjeter gerdalle, kokelopa (bashke transin) dhe hajduti me buzeqeshje. Ja kane arritur qellimit keta plehra, t’i kthejme edhe njehere botes idene e shqiptareve si te eger. Kjo iu intereson rremuja se ne kete menyre nuk e ka mendjen njeri te milionat e vjedhur. Ptuh, rrace e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi