Organizata të shoqërisë civile, avokatë, studentë dhe qytetarë kanë kallëzuar në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hita, me pretendimin se ka nxjerrë në terren efektivë të paidentifikueshëm gjatë protestave të javës së fundit.
“Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve. Krahas tyre janë shfaqur edhe persona civilë të paidentifikuar, pa uniformë dhe pa asnjë kompetencë ligjore, të cilët kanë ndaluar, iu kanë hequr lirinë dhe dhunuar protestues në prani ose në bashkëveprim me Policinë”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, përfshihen mbi 180 episode.
“Skënder Hita, Oliger Torba dhe drejtuesit e tjerë policorë duhet të mbajnë përgjegjësi sipas rolit të secilit në planifikimin, urdhërimin dhe kontrollin e ndërhyrjeve dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Kallëzimi mbështetet në mbi 180 episode paligjshmërie, të dokumentuara gjatë disa ditëve në Tiranë dhe në qytete të tjera, me përfshirjen e strukturave të ndryshme policore. Përsëritja, shtrirja dhe ngjashmëria e mënyrës së veprimit kërkojnë hetimin e një praktike të organizuar, jo vetëm të shpërthimeve të rastësishme të disa efektivëve”, vijon deklarata.
Në kallëzim, kërkojnë hetime edhe për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, “për orientimet e dhëna, komunikimet me drejtuesit e Policisë dhe kontributin e tyre në krijimin, mbështetjen ose lejimin e këtij mekanizmi për shtypjen e protestës.”
Pretendimet e tyre janë se policia ka përdorur forcë në mënyrë të paligjshme, ka dështuar në detyrën për të ruajtur rendin dhe ka bërë demonstrime force.
“SPAK-ut i kërkohet të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse dhuna ka qenë devijim nga operacioni policor apo instrument i organizuar, i urdhëruar ose i lejuar për frikësimin e qytetarëve dhe shtypjen e protestës”, vijon më tej.
Në deklaratë, theksohet se për autorët do të ketë kallëzime të veçanta.

-
Policia e shtetit veproi me maturi e guxim . Po të mos ishte policia e shtetit do ishte djegur gjith Tirana
Përgjigju -
PO SHKRUAJ ME TË MËDHAJA I LUMTË STAFJT DREJTUES E NË VEÇANTI POLICËVE TË THJESHTL.PËRSËRI PA SHENJA IDENTIFIKIMI E TË MBROJTUR TË JEN PUNONJËSIT E POLICIS,PLRSE?ATA QË KANË BËRË PADI NË S.P.A.K JAJ PJESË E KRIMIT E THEM KËTË PA PIKË MËDYSHIE SEPSE:-ATA DUAN TË KËRCËNOJNË FAMILJAT E POLICËVE DHE VETË POLICËT.W PËRSE KËTA TË (Ç)NDERUARA PERSONA A SHOQATA NUK JU KËRKOJNË TË HEQIN KAPUÇËT,MASKAT,DORASHKAT SYZET E TË DALIN ME FYTYRË KUR LUFTOJNË PËR TË DREJTA LEGJITIME?NESËR QË MOS E DHËNTË ZOTI E MARRIN PUSHTET ME MASKA DO TË JENË NË TAKIMET ELEKTORALE DHE MASKA DO KEMI QEVERI.?DHE NJË HERË I LUMTË POLICIS SË SHTETIT ARA NUK DUHET TË KURSEJNË DHE TË ASHTUQUAJTURIT GAZETAR QË PENGOJNË ATA NË VEPRIMET E TYREKUD KËRKOJNË TË NDALOJNË TË DHUNSHMIT.JU PROTESTUESE TË KENI TURP QË PËRDORNI NJË THËNIE TË NJË NËNE E SHUMË NËNAVE TË TJERA SHQIPTARE NË VITET 1943QË JU THOSHIN FASHISTËVE ITALIAN:-MOS NA MERRNI DJEMTË TANË.NDLRONI THËNIE SE JU PO MBRINI SHKATËRUESIT E SHTETI,EKONOMIS INDIVIDUALE,PRA MBRONI HAJDUTË.RROFSHIN DJEMTË E POLICIS SË SHTETIT
Përgjigju -
Këto organizata kurvash që padisin policinë janë ndyrësira.....kush e shkatëroi Tiranën o plera të ndyra në se nuk do të ndërhynte policia me profesionalizmin e saj kriminelat që sulmuan bizneset dhe bankat sot do ta kishin kthyer vëndin më keq se në vitin 97.....BRAVO POLICIA ...
Përgjigju -
Do ti marin leje ketyre injoranteve ke nxjerrin ne terren per sigurine puplike e mbrojten e prones shteterore e private,shpresojme qe mos te ndodhin me,por nese ndodh shpresojme qe te godasin kto huliganet kto qe kan bere kallzim kunder krye policit
Përgjigju -
Hahah ku kemi arritur
Përgjigju












Komente
Komento