Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, njësoj si gjatë këtyre ditëve të fundit në Shqipëri.
Në vendin tonë, ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo.
Në 17 tetor të këtij viti, pra disa ditë më parë, një protestë e dhunshme është mbajtur edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.
Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Gjatë kundërpërgjigjen se efektivëve, ka mbetur i lënduar edhe një gazetar.
Por ky nuk është rasti i vetëm kur policia daneze përdor forcën kundër protestuesve. Edhe gjatë një proteste pro-palestineze të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, përpara selisë së kompanisë Maersk në Kopenhagen u shpërnda me forcë nga policia daneze.
Efektivët lëshuan qentë pastorë ‘të sulmit’ dhe rrahën brutalisht demonstruesit. Gjithçka nisi pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e ndërtesës së kompanisë Maersk në Kopenhagen.
Pas asaj proteste, 20 aktivistë nga Lëvizja e Rinisë së Gjelbër u arrestuan dhe u akuzuan për hyrje të paautorizuar.









Komente
Komento