Ministri i Brendshëm, Befort Lamallari thotë se sjellja e policisë ka qenë shembullore në raport me sjelljen e dhunshme të protestuesve te Kuvendi. Duke u ndalur edhe tek sulmet me vezë ndaj makinave të deputetëve, ministri tha se të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë.

“Faktet janë të administruara, ku punonjësit jo vetëm janë dëmtuar për shkak se kanë qenë duke bërë detyrën, duhet të ndajmë mes atyre që ushtrojnë të drejtë kushtetuese për të reaguar në mënyrë paqësore dhe dikujt tjetër që janë ndjekur penalisht. Kemi patur dhe masa të konfirmuara nga gjykata, përfshirë dhe materialet audio video të ofruara nga mediat. Ka patur edhe punonjës të medias të intimduar, sulmuar nga protestues të dhunshëm. Ky është fakt publik. Nëse ka diçka që të biem dakord është se sjellja e policisë së shtetit me të gjithë provat, akuzat, baltën gurët e hedhur e bërë në çdo qosh, sjellja ka enë shembullore, kurrë s’kemi parë sjellje kaq të matur edhe pse u është dashur të përballen me dhunë fizike nga protestues të caktuar. Do të vijojnë kështu, policia është aty për të garantuar sigurinë publike.

Sjellja shembullore është e marrë në tërësi për gjithë kohën që janë zhvilluar protestat dhe nuk ka pasur përshkallëzim, dhunë policore. Është e pakundërshtueshme. Nëse merremi me situata të caktuara, një fragment duke e shkëputur nga konteksti ku luhet shumë mirë me imazhe në rrjete sociale, një person që dëmtonte policinë e shtetit, pasurinë e përbashkët. Të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë. Protestuesit ta ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore”, tha Lamallari.


Lajmi kryesor:

Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë, Lamallari: Banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën