TIRANË- Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, kreu i qeverisë ka dalë vetë para Kryeministrisë, duke vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG” mbi karriget e vendosura në formë rrethore, si një tryezë e hapur diskutimi.
Në një koment të shkurtër, Rama përsëriti gatishmërinë për t'u ulur në tryezë me këdo që kërkon dialog. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nga kjo ftesë përjashtohen personat që ushtrojnë dhunë dhe ata që nuk distancohen prej saj.
“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, theksoi Rama.
Mesazhi dialog te Karriget para Kryeministrisë
Por përgjigjja e protestuesve nuk ka vonuar. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “S'ka dialog, jep dorëheqjen”, duke kërkuar largimin nga detyra të kreut të qeverisë.
Përgjigja e protestuesve
Ftesa për dialog vjen në një kohë kur Tirana është përfshirë prej një jave nga protesta të shoqëruara me sulme ndaj institucioneve, plaçkitje, dëmtime të pronës publike e private dhe përplasje të dhunshme me policinë. Nga ana tjetër qeveria ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që përfshihen në akte dhune, deri te një listë e zezë në TIMS për tu ndaluar hyrjen në BE protestuesve të dhunshëm.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur pyetjen e bërë edhe dy ditë më parë: “Dialog, por me kë?” Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që nis me vendosjen e karrigeve para kryeministrisë me ftesën për dialog, ndërsa pritej edhe bashkimi në protestë i një grupi pedagogësh.
“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri.
Më pas, Rama ka bashkëngjitur një moment duke ndjekur zhvillimet e protestës dhe thirrjet e vazhdueshme nga sheshi para kryeministrisë.
“Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë kryeministri.
Videoja mbyllet me thyerjen e karrigeve që ishte qartazi edhe refuzimi i dialogut nga pedagogët.
-
Qe duket shume e sajuar, duket. Por dje dha nga 2500 euro shperblime me vra protestues e sot dashka dialog??? Problemi nuk qendeon aty, dreqi fshihet ne detaje. Ky PUSHTet esh maerur me gjak, vrasje e pabesira nga komunistat 80 vjet me pare, e vazhdon te mbahet ne ate menyre dhe po e lane ma kaq poplli, pergatituni femijet tuaj tju sherbejn dhe nja 200/300 vjet ketyre kelyshave komunistash. ......dhe Ju patronazhista a cplehra jeni mos u merrni a shkrujti a s'shkrujti Ai tipi se varet kush e ka vu me e bo ate lloj shkrimi, por te behet cka nos te behet. Qeveria po djeg gjykata e banka me fshef larjet e lekeve dhe poslliqet qe kan bere ne vite, kshuqe po s'perfunduan ne ekzil apo burg krejt kto te vjetrit, nuk bohet ai vend kshuqe ikni o njerez e lerjani vetem komunista e shqiprin se aty do e leni nje dit
Përgjigju -
Hajde student hajde as me skrujt nuk din, se per dialog skan kapacitetin e duhur dhe as intelligjencen. Vazhdo RAMA drejt Shqiperise europiane.
Përgjigju-
ke te drejte, vetem ramam e ka kapacitetin dhe edukimin, por per te vjedhur keshtu qe le ta mare ate aftesi qe ka dhe tja fute vetes nga mbrapa.
-
-
Nuk gjenin dot dike nga protestuesit qe te dinte te shkruante gramatikisht korrekt? Sepse qe me ate shkrim pa apostrof dhe me germa ne dialekt, i bie fuqia kauzes.
Përgjigju -
TANI QE DOLI ARGITA ME GJITHE PSEUDOBURRIN U ZGJIDH NESER BERISHA MRET I SHQIPTAREVE
Përgjigju -
Na kthe guret ne bulevard dhe do vime te flasim.
Përgjigju -
Zoti Rama policia është e pa prekshme prandaj jepuni shkopa gome nga ata që përdoren në BE se vandalët e meritojnë.
Përgjigju-
Nje sufllagje te hapur per Rezin e Partise
-
-
S'paske kuptuar asgje o derezi! Mjere ne ke kemi kryeminister.
Përgjigju-
"Dru me pre" s'do shumë mend s'e te japin një "sëpatë- aka molotov, llastik me zara, nje gur në dorë" dhe aq di të bësh! Po c'të ndriçohet mendja ty të kuptosh se çfarë Kryeministri ke, kur ata që duhet të përgatisin të ardhmen e kombit janë vasalët e Neronit dhe të Esat Pash Toptanit, dhe dalin aty jo për ty e mua por s'e ju kanë ikur paret nga xhepi e duhet të japin llogari e paguajnë taksat! Refuzojnë dhe ngrejnë krye për ato taksa që mbajnë shtetin dhe të ofrojnë shërbimet ty! Sa nga ato ne protestë s'të kanë marrë lekë për një provim, apo për të vizituar apo duke të të çuar te klinika e tyre private?!
-
-
Ata që pretendojnë dorëheqjen, taksirat të presin deri në maj të 2029. Deri atëherë organizohuni dhe krijoni spektrin tuaj politik dhe meqë pretendoni që keni popullin që ju mbështet e që ju ndjek, të jeni të bindur që do fitoni.
Përgjigju-
O Ziku, ju meqë pretendoni që revolucioni ka filluar duhet të dini që ajo fjalë nënkupton “gjak”. Dhe çdo pushtet që vjen me gjak, me gjak do ikë. Plus me revolucion vijnë vetëm diktaturat. Nëse je brez që nuk e ke përjetuar diktaturën, unë dhe shumica që jetojnë në këtë vend e refuzojmë dhe këtë revolucionin tuaj. Dhe prandaj nuk keni mbështetje të gjerë popullore ju, sepse e po pretendoni që po bëni recolucion. Ju thjeshtë po përdoreni(në mos qofsh dhe ti një nga ata që po përdorin dobësitë e Shqipërisë)
-
Lui,revolucioni ka fillu,vetem ti s ke kuptu gje,,,,,!
-
-
je i madh
Përgjigju -
i ka pagu gje taksat Edi meqe ka zene trotuarin?
Përgjigju -
Z. Rama je bere aq i neveritshem sa besoj dhe te afermit tuaj nuk te duan me; jepe doreheqjen behu burre shteti e di qe ke bere shume mekate e di qe misioni yt per shpopullimin e vendit do te ngel pergjysme e di qe burgun e ke te pashmangshem por po se dhe doreheqjen fundin do e kesh si Caushescu ne Rumani
Përgjigju-
Let te themi qe aty Jane mbledhur 10000 huligane , perfshi edhe ata qe nuk jane prezent, organizatoret me cel, analiste, demokrate qe duan 97, apo edhe te tjere vandale. Prap kjo nuk sjell ndryshimin politik, pervecse fatura e shkaterrimit qe po prap ne do ta paguajme rritet. Ndryshimi vjen me vote. Jane 2 miljon te tjere qe nuk duan shkaterrim, duan ndryshim me vote, por kam frike se ne mungese te ideve se si do te zhvillohet kombi yne, do votojne prap Ramen. Prandaj do ishte me mire qe ne vend te shkaterrimeve te vine idete dhe programet. Ath Rama iken.
-
Eh Gani ngeli puna tek mendja jote prej kepucari
-









Komente
Komento