Rudina Hajdari ka reaguar për protestat e dhunshme duke u kërkuar protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë.
Ajo shprehet se në një rast të tillë, do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog, por thekson se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.
“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”, thotë Hajdari.
-
Jo e dashur , nuk mund ti perfaqesosh protestuesit. Pasi ti je politikane me kohe te pjesshme. Ben politike kur nuk ke me cfare te merresh . per hobi dhe jo per hallet e vendtit.
Përgjigju











Komente
Komento