Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës – me shumicë serbe – kanë mbështetjen e plotë të ekzekutivit.
Sipas Kurtit, ata ‘janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve’.
“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”.
Sa u përket përleshjeve të së hënës në Zveçan, mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë – të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale - Kurti ka thënë se “nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”.
“Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiç e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiç”.
Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke komunikuar me partnerët ndërkombëtarë, dhe se të gjitha palët e synojnë qetësimin e situatës.
Përveç Zveçanit, protesta janë mbajtur edhe në Leposaviç dhe Zubin Potok.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
18.1%
-
Jo
73.5%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Inaugurohet stadiumi 1 miliard dollarësh i Inter Miamit, tribunë speciale për Lionel Messin
4 Prill, 15:16
-
Sot i përfundon mandati/ Gazetari për Report Tv: Vjosa Osmani do të zbresë në terren për t’u përballur me Kurtin! Do bëjë koalicion me LDK-në
4 Prill, 15:07
-
NBA/ Alarm te LA Lakers, Luka Doncic dëmtohet rëndë në parket dhe humbet pjesën e rregullt të sezonit
4 Prill, 14:44
-
Tragjedi në sportin e Kosovës, futbollisti veteran humbet jetën gjatë ndeshjes së Kupës
4 Prill, 12:51
-
Presidenti Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun e Alcatrazit: Do të strehojmë kriminelët më të pamëshirshëm
4 Prill, 11:33
-
Kosovë/ Vjosa Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu! Thirrja e përbashkët: Kuvendi ta zgjedhë sa më parë Presidentin
4 Prill, 09:02
-
NATO feston 77 vjetorin e krijimit, presidenti Begaj: Aleancë e ndërtuar mbi solidaritet, jemi anëtarë të denjë në këtë familje
4 Prill, 08:36
-
Lufta/ Trump ultimatum Iranit: Hapni Hormuzin brenda 48 orësh ose përballuni me ferrin! Sulme amerikano-izraelite në centralin bërthamor në Bushehr
4 Prill, 07:24
-
Lamtumirë Dubai: Kështu lufta në Iran po trondit Gjirin! Miliarderët në arratisje, tregu imobiliar në rënie (dhe zbulimi për Trump nga emiri i Katarit)
3 Prill, 20:45
-
Rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve
3 Prill, 18:18
-
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
3 Prill, 16:56
-
VIDEO/ Tifozët e Irakut sulmohen në Dallas para Kupës së Botës 2026: Mos ejani në SHBA
3 Prill, 15:26