Protestat e fermerëve/ Ministrja e Bujqësisë takim në Maliq: Nuk bën sens aplikimi poshtë 5 hektarë! Kërkuam që fermerët të bashkohen për të marrë 100% subvencione

Protestat e fermerëve në zonën e Maliqit, të cilët ankohen për mungesë tregu dhe mallra stok, e kanë detyruar ministren e Bujqësisë Anila Denaj të zbresë vetë në terren.

Pas një takimi me fermerët e zonës, të cilët I shprehwn problematikat e tyre, qw nga mungesën e tregut dhe konkurencën e mallrave me cmime më të ulta që vijnë kryesisht nga Kosova dhe Serbia, Ministrja Denaj tha se e vetmja mënyrë për të përballuar kostot dhe për të përfituar subvencione nga shteti është bashkimi i fermrëve për të rritur fuqinë në treg.

“Ne flasim për sipërfaqe shumë të vogla në Shqipëri, sipërfaqja mesatare është një hektar për fermer dhe në vitin 2024 kur jemi duke shkuar në një teknologji më të avancuar të mekanikës bujqësore, nuk ka aplikim të mekanikës në një hektar. Ne duhet të flasim për 5 apo 10 hektarë ku të fillojë të bëjë sens aplikimi që ul kostot, ndërkohë në fillim të vitit lançuam skemën kombëtare dhe jo pa qëllim kërkuam t’i bashkonim jo me letra në pronësi por me kontrata të panoterizuara fermerët për një bashkim operatorësh për të marrë 100% subvencione"

Ministrja Denaj u bëri thirrje fermerëve që të formalizojnë punën e tyre përmes kontratave noteriale me përpunuesit apo tregëtarët.

“Tregjet nuk kanë monopol, por ka mungesë formalizimi. Ka ardhur një moment shumë i rëndësishëmqë ne duhet të formalizojmë këtë ekonomi.

Në mënyrë që dhe suvencionet të shkojnë aty ku duhet, por njëkohësisht dhe vetë fermerët të marrin mundin dhe djersën e tyre në vlerë ekonomike. Nqs ne me strukturat tona qëndrore dhe rajonale nuk arrijmë dot t’i ndjekim në bazë të kontrate, ne nuk arrijmë dot t’i japim ndihmë fermerit. Pra formalizimi i ekonomisë është kyç!"

Fermerët e zonës së Maliqit kanë zhvilluar 2 protesta gjatë muajit korrik pasi sipas tyre cmimet e prodhimeve të tyre, si qepa, patatja dhe gruri po shiten nën kosto për shkak të mallrave të importit, duke rrezikuar kështu falimentin e tyre. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuncio: 10/08/2024 02:15

    PER CFARE KA MBARUAR KJO .... QE KERCEN NGA NJE MINISTRI TEK TJETRA...

    Përgjigju
    • Alb: 10/08/2024 14:11

      Per vjedhjologji kanr mbaruar te gjithe rilindasit.

  • Pjeter: 09/08/2024 20:06

    Nuk ben sens???!! E ç'fare do te thote ne shqip moj ministre??

    Përgjigju
    • Nebi: 11/08/2024 10:35

      Do me thënë që të bëhen si gjith bota. Të bashkohen në kooperativa dhe të mbijetojnë dhe ti imponohen tregut. Të përfitojnë subvecione. Në as një vënd të botës nuk ecën përpara bujqësia kështu si e kemi ne.ligji për shoqëritë bujqësore ka koh që ka dal por fermerët tanë nuk u mbushet mëndja. Këtë po mundohet të bëj dhe ministrja. Fjalët jo hajdute e jo për çfar ka mbaruar kjo, jan retirikë e fjalë boshe.

    • Bageti e Bujqesi: 10/08/2024 08:04

      Aaaa te lutem, kjo eshte eksperte bujqesie, jo eksperte gjuhesie. Rendesi ka qe bujqesia, me strategjine perkthim-noterizim, po lulezon, po buçet e po pëllet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori