Protestat e shumta të naftëtarëve,
reagon Ahmetaj:Do merrni pagat

Protestat e shumta të naftëtarëve,<br />reagon Ahmetaj:Do merrni pagat<br /><br>
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të marrin pagesat.

Duke reaguar për herë të parë pas protestave të shumta të naftëtarëve të dy rafinerive, ministri deklaroi se qeveria është e angazhuar për të mbështetur naftëtarët, si dhe për të rivënë në punë rafineritë.  

"Naftëtarët do të marrin në bazë të ligjit pagesën e papunësisë. Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo investitor serioz, që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit, apo një ofertë nga një investitor serioz për zhvillimin e një biznes-plani në sektor ku përfshihet vënia në punë e të dy rafinerive. Qeveria qëndron e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve, duke i ndihmuar me procedurat, duke iu vënë në dispozicion zyrat e punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe familjarë të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë. Jemi në gatishmëri, të vëmendshëm deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për rivënien në punë të të dyja rafinerive", deklaroi Ahmetaj. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore