
Në një kohë kur sulmet e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë, mijera demonstrues kanë vërshuar duke protestuar në rrugët e Moskës. Pavarësisht se rrezikojnë të arrestohen nga policia çdo ditë, ato sërish kanë dalë të protestojnë.
Grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info që gjurmon arrestimet politike thotë se ka pasur 6,440 ndalime në demonstratat kundër luftës në qytete të ndryshme anembanë vendit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përpoq të minimizonte shkallën e protestave, duke thënë se ndërsa Putin "dëgjon mendimin e të gjithëve", ai gjithashtu njeh "pjesën e atyre që kanë një këndvështrim të ndryshëm dhe atyre që janë dashamirës ndaj një operacioni kaq të nevojshëm".
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











