Kanë kaluar disa muaj që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi, megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në protestën e së dielës, policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz. Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë të njëjta, largimi i presidentit Lukashenko dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues.
Arrestimet e djeshme shënuan një rekord sa i përket numrit në një ditë të vetme, ndërkohë që nga gushti mendohet të jenë arrestuar të paktën 25.000 persona, mes tyre edhe shumë gazetarë.
Liderja e opozitës në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për demonstruesit.
"Ne i kërkojmë aleatëve tanë të qëndrojnë me popullin bjellorus dhe të drejtat e njeriut. Na duhet një korridor humanitar për të plagosurit, mbështetje për mediat, hetim ndërkombëtar i krimeve", shkroi ajo në Twitter.
Tsikhanouskaya së bashku me shumicën e e liderëve të opozitës u detyruan të largohen nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve të muajit gusht.
Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, më 13 nëntor u zotua se nuk do ta dorëzojë pushtetin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë! Krah prindërve të viktimës edhe shoku që mberi i plagosur
18 Janar, 11:39
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor 2024, 08:13
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor 2024, 18:19
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor 2024, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor 2024, 15:24
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Bjellorusi, Lukashenko fal edhe 32 të burgosur politikë, 8 prej tyre janë gra
20 Nëntor 2024, 21:59