Qytetarët në protestë poshtë zyrës së tij, Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet! Brenda 48 orëve plani i plotë

Teksa përballë Kryeministrisë qytetarët vijonin të protestonin kundër rritjes së çmimeve, nga zyra e tij kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi masën e parë për përballimin e krizës. Rama paralajmëroi ngritjen e një bordi mes qeverisë dhe furnitorëve të naftës për të ndalur abuzimet me çmimet.  Rama tha se me akt normativ do të ngrihet bordi për administrimin e karburantit për të ndalur abuzimet nga spekulantët dhe se brenda 48 orëve do të paraqitet plani i plotë, ndërsa takimi me furnitorët do të mbahet mëngjesin e 11 marsit. Nëse furnizuesit nuk zbatojnë rregullat e vendosura në bord do të gjobiten.

Kryeministri shpjegoi se rritja e çmimeve të karburantit po ndikohet nga lufta në Rusi, ndërsa paralajmëroi se skenari më i rëndë mund të jetë mungesa e energjisë dhe naftës.

Protestat e mbajtura prej dy ditësh kundër rritjes së çmimeve, për kryeministrin Rama kanë si prapavijë përfitimet e disa individëve. Ai shtoi se është pamoralshme që situata të përdoret nga 'hienat' për përfitime personale.

Lidhur me deklaratat e opozitës se Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në Rajon, Rama sqaroi se në taksë përfshihen edhe taksa e qarkullimit dhe karbonit. Një përgjigje kryeministri e pati edhe për naftën që prodhon vendi ynë, ku tha se ajo është e rëndë dhe shkon për bitum dhe nëse do të përdorej për makinat ato brenda një jave do të shkonin për skrap.

Prej dy ditësh qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës. Sot thuajse e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë paqësore pikërisht duke kërkuar nga qeveria uljen e çmimeve që po e bëjnë jetesën e qytetarëve të papërballueshme.

 

Video e plotë -Rama komunikim online me qytetarët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Rama: Nesër tryezë me gjithë furnizuesit e naftës

Rama tha se nesër në mëngjes do të mbledh të gjithë furnizuesit e naftës për të krijuar bordin kombëtar të furnizimit me karburant.

"Nesër në mëngjes kemi thirrur në tryezë furnizuesit e naftës. Qeveria do të hy drejtpërdrejtë në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve", tha Rama.

Ora 19:04
Rama: Më thoni ndërprit investimet, po punëtorët t'i lëmë pa punë? Hiq taksat, po rrogat me ca do i paguajmë?

Kryeministri Edi Rama tha se ndërprerja e investime dhe heqja e taksave nuk është zgjidhje për ulen e çmimeve pas në fund i bie që të mos paguhen rrogat dhe shkollat e spitalet, si dhe shumë punëtorë të mbeten pa punë.

"Në vendet fqinje është rritur energjia, por ne kemi vendosur të mos e rrisim energjinë. 80 % të energjisë e subvencionon shteti, janë me miliona, nga dalin këto?  Disa thonë ndërprit investime, ato do të thonë që të gjithë punëtorët do të jenë në shtëpi pa punë, po pastaj ku do shkojmë? Disa thonë hiq taksat, po pastaj me ca do i paguajmë rrogat, shkollat spitalet?", tha Rama.

Ora 19:03
'Dil këtu e fol', Rama i përgjigjet thirrjeve të protestuesve poshtë zyrës së tij: I gatshëm të dëgjoj e të dëgjohem, por jo të shahem e të përballem me akuza të pavërteta

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të protestuesve poshtë zyrës së tij, të cilët i kërkojnë të dalë para tyre e të flasë. Rama tha se do të ishte humbje kohe për të dhe e pavlefshme për protestuesit që të flasë aty ku nuk do të dëgjohet.

"Unë jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem e të përballem me akuza të pavërteta, është humbje kohe për mua dhe e pavlefshme për ju. Mbaj një fjalim aty ku dëgjohem, jo aty ku nuk më lejohet të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit ne do vazhdojmë në krah të popullit, të atyre që nuk kanë X5 për të bllokuar rrugët", tha Rama.

Ora 18:59
Rama: Nuk kemi taksën më të lartë të karburantit në Rajon! E pamoralshme gjurulldia e hienave për përfitime personale

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave se Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në Rajon. Ai tha se në taksë përfshihen edhe taksa e qarkullimit dhe karbonit. Ai shtoi se është pamoralshme që situata të përdoret nga 'hienat' për përfitime personale.

"Thonë të gjithë që kemi taksën më të lartë të karburantit në Rajon. Ne nuk kemi taksë qarkullimi dhe karboni të ndarë, ne e kemi në çmim. Ne kemi taksat më të ulëtat në rajon për individët dhe biznesin e vogël, të gjitha këto të ardhura që ne i kemi lënë në xhepin e sipërmarrësve të vegjël dhe individëve duk i ulur taksën mbi pagën, që do vazhdojë, duan të thonë që janë diku të ardhurat për të financuar rritje pagash që do bëjmë siç jemi zotuar, nga diku do vijnë, nuk mund të jetë historia hiq këtu e hiq atje, me ça do i financojmë ne pastaj? Jemi të qartë për hata që do hedhim. Zgjidhej ideale nuk ka. Këta duan të shfrytëzojnë si hiena edhe vetë luftën të bëjnë gjurulldi për të nxjerrë përfitimet e tyre, kjo është e pamoralshme dhe nuk ka për të kaluar në këtë vend", tha Rama.

Ora 18:58
Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet

Rama tha se me akt normativ do të ngrihet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet nga spekulantët.

" Siç i dolëm nga tërmeti në mbrojtje, sërish do i dalim në mbrojte qytetarëve. Do ta vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në kohë paqeje. Duhen planifikuar disa hapa që mos të themi që i harxhuam fishekët disa herë. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se çfarë do të bëjmë. Për hir të detyrën dhe mënyrën sesi e kuptoj unë detyrën, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë në detaje realitetin e njerëzve sa askujt nuk i është dhënë dot mundësia sesi ti njohë dhe askush nuk mund të mi japë mua recetat. Në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi fakte, jo sic kemi shkuar në greminë kush kishim njerëz që na drejtonin dhe thonin u bë deti kos.  Ky vend është në luftë, ka ardhur lufta në këtë vend, lufta ka ardhur me faturën e rritjes së cmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit,  ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për cdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese ", tha Rama.

Ora 18:50
Rama: Rritja e çmimeve nuk erdhi sepse iu bashkuam sanksioneve kundër Rusisë! Brenda kësaj jave, gati skenari për përballimin e kësaj krize

Kryeministri Edi rama bëri me dije se brenda kësaj jave do të bëhet publik skenari për përbvallimin e krizës të shkaktuar nga rritja e çmimeve, si pasojë e pushtimit të Ukrianës nga Rusia.

"Lufta e impaktoi edhe më shumë krizën energjetike, e impaktoi fortë edhe çmimin e naftës e gazit, ne themi që do e mbrojmë. Kjo qeveri nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, por rri e tërë e përqendruar si të adresojë sa më mirë problemet e vendit dhe të lehtësojë hallet e vendit. Kur thash që ka nisur kjo krizë, të tjerët thanë që është lojë për të rritur çmimin e energjisë, ja ku jemi sot në një situatë ku njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit e naftës në botë, Rusia ka hyrë në luftë dhe çmimet po kapërcejnë. Ne kemi gjykuar që është detyra jonë të mbrojmë të gjithë qytetarët dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo qeveri si asnjë tjetër më parë nuk mund të akuzohet kurrë për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi, me fakte jo fjalë. Duke mbrojtur çmimi e energjisë, ne i mbrojmë të gjithë, Energjia është një mall që sot ende e shet shteti, nuk është në një treg të privatizuar se do kishim të njëjtën situatë si me naftën ku shteti nuk ka asgjë në dorë. Nafta është mall në tregun e lirë ku shteti nuk ka asnjë lidhje. Shteti nuk vendos çmimet e mallrave, shteti nuk imponon dot çmime, nuk kontrollon dot çmime në një ekonomi të lirë tregu. Pardje thash që brenda kësaj jave do kemi skenarë të përballimit të kësaj situate të provokuar nga një luftë që nuk e di askush se sa mund të zgjasë. Dua tju kërkoj mos të jemi të ndarë te fakti se rritja e çmimit të energjisë, gazit, naftës e miellit nuk vjen sepse Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, por vjen njësoj si për të gjitha vendet, edhe në Serbi njësoj po rriten çmimet", tha Rama.

Ora 18:49
Rama: Nafta jonë do i çonte makinat për skrap! Thonë 'Rama ik', por më 6 mars populli më tha 5 herë rri

Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë i thonë "Rama ik" po populli më 6 mars i tha 5 herë rri duke fituar 5 bashki.

"Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit..., por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook", tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe aty që thonë se ku shkon nafta e Shqipërisë duke thënë se nafta që prodhon vendi ynë është e rëndë dhe shkon për bitum dhe nëse do të përdorej për makinat ato brenda një jave do të përdoreshin për skrap

"Ne themi se Shqipëria është e pasur me energji por faji e ka qeveria që e shet jashtë, por kjo është e gabuar ne nuk kemi mjaftueshme energjinë as kur jemi në kulmin  prodhimit dhe jo më kur kemi pak reshje që është i tret vit radhazi , edhe naftën ne nuk kemi naftë për diesel apo benzinë, por është naftë e rëndë që shitet për bitum, nëse do të përdorej për makina do i çonte ato për skrap për një javë. Disa thonë se ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë pasi e  vjedhin politikanët, por kjo është një logjikë hajdutësh pasi nuk doni të informoheni dhe të kuptoni. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë dhe mbi fakte të stisura, fakti është se ene shesim energjine në kohë me shi, por kur e shesim  duhet ose ta shesim ose ta hedhim sepse energjia nuk mbahet dot as në dollap dhe as në frigorifer, ne e shesim lirë pasi në vjeshtë  dhe dimër çmimi i saj bie pasi kërkesat është më e ulët. e blejmë shtrenjtë se në verë ne nuk kemi reshje, niveli i hidrocentraleve tona bie dhe patjetër duhet të dalim në treg dhe e blejmë më shtrenjtë se në kohë thatësire kërkesa është më e lartë, prandaj po ndërtojmë Skavicën", tha Rama.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 11/03/2022 08:34

    Te thane 5 here rri????? Ah sa bukur, neqoftese do ishim ne ndonje vend nordik.

    Përgjigju
  • Energjia: 11/03/2022 07:31

    Ky km ka ikur . Mjere kush ka hall.

    Përgjigju
  • Tutu: 11/03/2022 07:08

    Bord kombetar…. Ose e thene ndryshe , bande qeveritare gjobaxhinjsh …KÇK qeveritare ne kohe trubullirash dhe krizash…!!

    Përgjigju
  • Krraba: 11/03/2022 07:00

    Po sikur pat then qe çmimet i ben tregu? Pse u terhoq tani? Me duket se po kupton nga e keqja se kush eshte rroli i nje kryeministri. Ky popull i shkrete i rrethuar nga popuj ku njerzit rrojne me dinjitet ka bere gabimin qe e ka paguar duke u zhytur ne varferi te plote qe ka lene nje shtres tenjash te pa ngopura duke vjedhur e duke vjedhur pa piken e meshires,po po ju vjen dita qe ta villni, Zoti vonon po nuk harron , krijesa te zeza

    Përgjigju
  • Populli: 11/03/2022 06:13

    Oligarket e naftes te mbajne cmimin ne kontroll..Ti sherbejne nje here te vetme ketij populli kokeulur qe i beri oligark

    Përgjigju
  • NIku: 11/03/2022 04:02

    Keto jane veprime reaktive, jo plan i mirefillte. Qeveria duhet te kete plane per raste emergjencash, jo te kujtohesh tani te krijosh nje bord leshi sa per sy e faqe sepse po te bertasin nga poshte dritares. Kane edhe njerezit fajin e tyre se jane injorante, por edhe qeveria ka fajin e saj sepse nuk i parapriu situates. Lufta ka nje jave qe po behet, pse nuk e parashikuat qe do krijohej ky problem, sic e parashikuan te gjitha vendet e tjera? Tjetra eshte qe problemi i Shqiperise nuk eshte mungesa ligjore, eshte zbatimi i ligjit. I ke lene te shijne kane kaq vjet dhe tani do t'i besh zap medemek, per 2 dite. Nuk je nga ata burra ti qe i ben zap, ja sa te bjere vrulli i protestave dhe do filloje abuzimi prape.

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2022 02:32

    Qe cmimet po ngriheshin per shkak te krizes dhe qe tani kane shkuar ne stratosfere per shkak te luftes, kete e dinim dhe e pritnim;qe nafta jone nuk ka cilesi te mire edhe kete e kemi ditur qe ne kohen e Xhaxhit,por perse nuk vepron kunder spekulatoreve e trusteve? Perse e shpure per skrap rafinerine e vjeteruar,perpara se t'a zevendesoje me nje te re e moderne?!Ato shtepite qe ua prishe /toke xaneve/,mire bere,po perse i prishe pa ndertuar pallatet e reja?Perse shteti u duhet t'ju paguaje qirane,kur ato leke mund te perdoreshin tani per nevojtaret?

    Përgjigju
  • Gripi: 10/03/2022 23:57

    Shume mire do bej. Kryetar bordi do jete Ilir Beqja dhe nen kryetar Arben Ahmetaj. Ja ku shpetuam hahahaha Mos ndeshkove gje spekulantet e Barnave gjate Covidit dhe do ndeshkosh keta te naftes. 420 mije euro nafte per deputetet maskarenj dhe te pangoour. Hiqju qerane e banimit qe marrin kot, hiqju shpenzimet e telefonave, largo te gjithe keshilltaret qe marrin miliona kot, largo konkubinat nga administrata, lufto korupsionin seriozisht duke filluar nga Blendi Goxhe etj. Ja ku dalin parate per te perballuar krizen. Edhe nje pyetje: Per cfare i paguajme dhjetrs inspektoriate dhe autoritetin e konkurences? Po anetaret e bordit te ri sa do paguhen???

    Përgjigju
  • arturi: 10/03/2022 23:33

    NUK ESHTE VETEM NAFTA,,POR DHE USHQIMET BAZE QE JANE RRITUR NE MENYRE TE TILLE QE NUK PAGUHEN DOT,,,,EDI RAMA JE PERGJEGJES ,,,DHE DUHET TE IKESH SA ME PARE....

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/03/2022 22:27

    Per 30vjet e vodhen popullin dhe e lane lakuriq. Blinin energjine ne Bullgari dhe per cdo kwh mbushen xhepat duke e shitur me shtrenjte dhe duke mos lejuar qe te perdoreshin energjia diellore apo e eres qe e kemi me bollek. Mire t'na behet pasi nuk kemi asnje lloj alternative tjeter pervecse Meten, Salen, Bashen. Te na rrojne sa malet e ti gezojme sa me gjate.

    Përgjigju
  • Riku: 10/03/2022 22:14

    Shkoni si flet gjith marrje fryme sikur mezi pret ta zgjidhe kete padrejtesi qe po I ndodh publikut... po clesh lufte o demagog po cmimi naftes nuk qene ndonje here paqeje ne kete vend se ka vite e vite me I shtrenjti ne Europe... sa ta ndjen pak suma lageshtiren te protestat prej verteti jo nga ato te Lulit tat direkt del ne krye te puneve si zgjidhesh hallesh kur je krijuesi nr 1 I tyre... je fatkeqesi per ket vend

    Përgjigju
  • suela: 10/03/2022 21:51

    Pse nuk flet per uzinen e Ballshit,per oligarket e naftes,grurit...po magazinat e rezerves se shtetit jan te mbushura?Cdo qytetar i thjesht e kupton se nuk ke zgjidhje sepse te japesh zgjidhje duhet te jesh burr shteti dhe jo nje i korruptuar.

    Përgjigju
  • ansi: 10/03/2022 21:44

    Shqiperia ne lufte per buke drejtoret e kne mendjen te tenderat! Ka disa institucione te Ministrise se Financave qe nuk njihen por drejtoret bejne namin. As lejen qe u takon si join punonjesve! Pale per te vjedhur tendera edhe per te mare letrat e menders se halese, nafte po e po, abuzime pa fund!Prandaj duhet qe te meren masa madje nderrohen punonjesit cdo tre muaj! hidh nje sy nga ATK po behet cirk drejtori ka pese vite eshte bere pronar!!!!

    Përgjigju
  • Borxh publik i madh se ska para: 10/03/2022 21:30

    BRAVOOOO Djema e Vajza qe ngriheni ne proteste apo edhe artist, qytetar te thjeshte. Shteti qe ka ardh nga votat e popullit, te perballet me drejtesine popullore si protesta, se ligjet i keni bere llastik te shpetoni nga hajdutlleku qe firmosni te boshatisni arken e qytetareve paguajne taksa. Protestojne te Zyra VELIAJ se i masakron me taksaa te fatura vendore familjare e biznese i vogel e i madh, lejne buken ti paguajne atij Lalit i G99, dikur protestonte ai Veliaj me hajdutet paraardhes qe mendojne se do vijne prap. Qerohuni bashkee hajdutet e '90. Rama mos dil ti ne media, ku i ke ministrat per kete situate, Brahimaj (grua e re) e perdor Denaj me Ahmetaj hajdutet, kane boshatis arken e shtetit me tendera, tani kriza ben te perballesh me lufte ekonomike z.Rama, ske rezerva, cte paguajne qytetaret taksa skane lek si qytetare e biznese, i keni pare tatimet jane bosh zyrat, pra ska lek te paguajne tatimet qe ti i ke vene.

    Përgjigju
  • Dori: 10/03/2022 21:24

    Ne te tilla raste tregohet sa shtet ke ndertu ne 10 vite pushtet.Ne lufte qeveria nderhyn ne cdo sektor.Kuptoj qe nuk mund ti detyrosh oligarket qe te mbajn ne pushtet te mos rrjepin popullin por do jet populli tju detyroj ju te bindeni.Blloko cdo eksport ushqimor,naften,ndiz termocentralin e Vlores.Dhe mos dilni me ti tregoni miletit mos shko me makin te blej buken po detyroni uljen e cmimit sepse jemi ne lufte.

    Përgjigju
  • SABRIGODO: 10/03/2022 21:07

    Po si nuk ke turp mor sharlatankm qe mburresh me "fitoren" fiasco te 6 marsit mor i semure patologjik,kur nga 650 mije votues votuan vetem 20 perqind dhe fitove 50 perqindshin e 20 perqindshit???? Dhe i dhè Shkodren salishpelles. Sharlatan,pafillo i neveritshem.

    Përgjigju
  • anri: 10/03/2022 21:06

    po te isha polic do hidhja tutje kapelen dhe do ti bashkohesha protestes, sepse kjo proteste eshte dhe per femijet e policve qe ushqejne familjet me nje rroge modeste.

    Përgjigju
    • A. N.: 11/03/2022 06:45

      Te paguash pastaj 3mij euro qe te rifutesh ne pune prape?

  • Svsn: 10/03/2022 21:00

    Bord kombetar? Ja dhe nje “komitet” tjeter skifteresh. Cfare do beje ky komitet qe ti quan bord o Barbon? Ato leke qe do shpenzosh per studime fizibiliteti dhe bordello, me fal, bord nafte ne Shqiperi, kap dhe jepja pensjonisteve. S’je i afte te drejtosh ekonomi ose shtet? Hik e merru me pikturat tuaja dhe me foto me artistet Shqiptare teksa mbajne librin tend me zhgarravina ose sic i quan ti, piktura!

    Përgjigju
  • qeverieleshit: 10/03/2022 20:58

    Ore gjigand ti sikur do leshoje satelit ne hapesire ne muajin Mars! Hahah

    Përgjigju
    • A. N.: 10/03/2022 22:31

      Mos ia kujto se do filloje te merret me satelitet e do na leje pa buke, drita e karburant.

    • Gausi: 10/03/2022 21:35

      Hahaha - i ka hike ne drejtim te paditur, ashtu si mendja e tij!

  • katunari: 10/03/2022 20:48

    Hajdut i shitur

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/03/2022 20:44

    Ti kryerilindasi je e keqia me e madhe e vendit dhe e popullit shqiptar sot dhe sebashku me politiqenerit kriminele,mafioze,hajdute ne qeverine tende,ne opozite dhe kudo qe ndodhen si ne presidence,foltore,shtepine e lirise dhe lulbraves,jini per tu hedhur ne kanalet e ujrave te zeza pa perjashtim. Ky popull nuk mund te duroje me varferine qe kini mbjelle prej mbi 30 vjetesh.

    Përgjigju
  • Beni: 10/03/2022 20:34

    Tani eshte momenti qe te vendoset njehere e pergjithmone rregull dhe populli duhet ti kerkoj llogari shtetit se ku i con taksat qe ata paguajne ? Kjo nuk eshte vetem per Ramen por per te gjithe keta maskarenj qe kane 32 vjet qe po e vjedhin , vrasin dhe grabitin kete vend duhet thene boll jo me !

    Përgjigju
  • Turi: 10/03/2022 20:20

    Ti meret nafta asaj kompanise qe ka vjedhur miliarda dhe ti kaloj ne pronesi te shtetit dhe punetoret qe do te punojne te jene aksionere plus te hapet rafineri moderne ne vendin tone dhe te paguhet me fitimet e naftes kaq e veshtire eshte nese dikush do te bej vertet gjene e duhur per popullin

    Përgjigju
  • miri: 10/03/2022 20:19

    o Rame si Kryeminister qe je ndalo tenderat e administrates qe vjedhin e qe bejne shpikje, ndalo srejtoret qe mbajne kartat e naftes e furnizojne edhe makinat e dashnoreve, edhe do e shohesh qe do kursesh leke plot! Po e ke seriozisht po nuk e ke institucionet do ti shesin per skeap drejtoret hajdute, drogqxhinj e bizhozzhinj e ku*vare!

    Përgjigju
  • KASAP HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/03/2022 20:16

    O Edi Rama ka ardhbdita ti vesh gishtin kokës nuk ma më ui pilafi. Ka shku muhabeti shum keq nuk vazhdohet kshu mileti ska buk me ngron po ktë ti a e mendon ? Për çfar je ti kryeministër për dordolec. Dil mor burr e tregoju vendin hajdutve e kriminelve për ktë je votuar aty jo për shou. Kush punon mbaje në qeveri kush vjedh e nuk punon spastroi o Ed karalloi.

    Përgjigju
  • Populli ka te drejte te protestojne: 10/03/2022 20:13

    Rama ka te drejte, kriza ndjehet kudo ne bote per cmimet. Per taksa Rama nuk ka aspak te drejte, pse duhet familjare e biznes I vogel edhe I madh. Po kontrollo biznes Vip, zyrtaret apo jo i mban mire, se do lek per vote. BRACEEE te ka paralajmeruar edhe me pare Rama, po persa kohe hajdutet Ahmetaj, Denaj, Gjiknur, Balluku, Agaci, nuk do ngrihet qeveria juaj. Jane bere supermiliarder, ku eshte veting I ketyre. Praa ka te drejte populli te ngrihet ne proteste, e vuajneeee krizen e cmimeve te rritura.

    Përgjigju
  • Klans: 10/03/2022 19:56

    Kerkesat me fillestare nga qytetaret ndaj shtetit te tyre ame, sic jane psh: Drejtesia e paanshme, peshorja e se ciles nuk ulet sipas sasise se lekeve ne njeren ane te peshores ose zbatimi i njellojte i ligjes dhe zbatimi jodiskriminues i kodit penal/civil ose/dhe predispozitat ligjore qe favorizojne nje klase te caktuar te kombit kundrejt tjetres, jane te drejta qe cdo shtet duhet ti garantoje. Fatkeqesisht, ne nuk e kemi kete dispozite dhe te drejte. Cfare eshte edhe me e fatkeqte, eshte sepse keto te drejta nuk do merren kurre me kete klase politike qe kemi. Po nuk u hoq kjo klase (nga rama deri tek saliu e cdo dordolec tjeter nen hijen e tyre) ne do jemi thjeshte skllever te “udheheqjes”. Modeli qe kemi nuk lejon per drejtesi te drejte dhe te paanshme, nuk lejon per ligjzbatim te sakte, te paanshem dhe te drejte, sepse e drejta monopolistike e te shtypurit, te arrestimit, persekutimit dhe keqtrajtimit ligjerisht i eshte deleguar klases sone politike. Keto ligje, nuk kalohen vete, por eshte dikush qe i harton, shkruan dhe i pseudo voton. Digjet Shqiperia cdo vit/dekate per kaprico politike dhe askush nuk futet ne burg, nderkohe e dini se cfare ndodh nese nuk dilni nga shtepia kur ju vjen buldozeri dhe fadroma ne lagje. Kjo eshte ajo per te cilen ne duhet te protestojme. Buka dhe energjia pike se pari, sepse pa buke ne bark, nuk kemi force ne shtat, por nuk duhet te harrojme se i kujt eshte shteti dhe atdheu. Nuk eshte as i Rames dhe as i Saliut!

    Përgjigju
  • Xheku: 10/03/2022 19:54

    Vajtet 30 vjet qe vetem vidhni. Keni ngelur vetem me dy hidrocentralet e Enverit (qe a shani mengjes dreke darke), asnje hidrocentral, asnje fushe eolike, asnje fushe me panele diellore ne 30 vjet? Normale i bete leket Dubai, France, Zanzibar.... Ministrija Balluku e ka ne rregull familjen, se te vellane e ka pasur kontrollor te Kulla e Rinasit (he mo tek ata qe merrnin 5 mije euro ne muaj. Cmimi i sheqerit u rrit, i dritherave u rrit, i vajit u rrit... Indekso pagat dhe pensionet... Meqe jemi ne lufte, shpall gjendjen e luftes, abrogo disa taksa te nafta, nderhy ne treg. Hiq akcizen (Irlanda e hoqi dje), vendose cmime tavan (Franca e vuri cmimin tavan per gazin, kompensoi familjet me 100 euro per person, rroga mesatare ne france 1500 euro), ne shqiperi 42000 lek. Ti jeton ne planet tjeter... Uria i ben njerezit te te hane me gjithe lecka. Uria ka rezuar perandori, e jo me b*then tende

    Përgjigju
    • Riku: 10/03/2022 22:17

      Indeksimi rrogave urgjence kombëtare

  • Andi: 10/03/2022 19:48

    O Edi, kur vjen puna te buka e femijeve, te uria, te marrin ty dhe te ngrene zgupthi. Prandaj ti paguajme taksat ne kohe paqeje, të na mbrosh ne kohe lufte. Ministrja tha te mos ikim ne pune me makine, po ti nga Surreli ne kryeministri me kembe do te vesh? Ato dritat e Las Vegasit ne kryeministri, do ti fikesh.

    Përgjigju
  • Sara: 10/03/2022 19:47

    Sic thua dhe ti Edo,jemi ne lufte.Dhe ne lufte qeveria merr ne kontroll asetet me rendesi jetike per popullin.O merr kontrollin e oligarkeve ti ose ta mori kontrollin e vendit populli.Ke fituar zgjedhjet politike por kur flitet per buken nuk ka parti qe te mban aty.Flet per rroga por nuk ze me goj pensionistet me 20 mij lek pension sikur mos te ekzistonin.Edhe pensioni minimal duhet te jet sa rroga se dhe pensionisti ka punuar per 50 vite dhe nuk mbijeton dot.Po Ballukja erdhi ne biciklet apo ne kembe sot ne pune?

    Përgjigju
  • Gabsj: 10/03/2022 19:34

    Per te gjithe bashkekombasit e mi ne proteste. Keni nje KM qe ben te kunderten e asaj qe i kerkohet, sepse ndihet i kercenuar nga mendimi ndryshe, sidomos kur vjen nga populli. Ka ate fiksimin psikollogjik qe Une KM di me mire se cdo kush. Ka icike putinizem perbrenda, njelloj si saliu, basha dhe Likja. Ky KM eshte i fiksuar pas atij imazhi te prijesit mesjetar te forte dhe te mire, packa se eshte nje deluzion i perbrendshem i tiji, te cilen e lufton shume me mjetet propagandistike qe ka ne dispozicion. Eshte tip qe nuk duron humbjen dhe pike se pari shikon suksesin e tjetrit si dobesi te tij, per kete sulmon gjithnje me te fortet dhe te miret qe ka perreth. Thelbi i protestes eshte qe te arrihet nje ndryshim i caktuar. Ne kemi 30 e ca vjet qe protestojme dhe nuk arrijme ate qe duam, ate ndryshim qe na permireson jeten tane dhe te femijeve tane. Bilanci qe duhet te beni nese doni te vazhdoni protesten eshte ky: a eshte jeta ime qe me ardhjen e PS-se ne pushtet me mire apo jo? Nese eshte me mire, kjo proteste nuk eshte per ty. Nese jo, qe mendoj perfaqson shumicen e Shqiptareve ane e mbane botes, keto jane gjerat qe duhen kerkuar. Nuk eshte thjeshte proteste per energjine, por per dinjitetin e Shqiptarit. 1. Zgjedhje te drejtperdrejta popullore te KM, Presidentit, deputeteve dhe te kryetareve te partive. 2. Zgjerimi i votuesve qe perfshin dhe mergaten. 3. Te drejten per tu zgjedhur. Tani per tani eshte vetem kryetari i partise qe ka te drejten te caktoje se kush kandidon dhe per cfare roli. Ok, ka ashtu gjerash sic jane psh komiteti keshtu dhe ashtu, por nuk ka larmi mendimesh ne keto komitete per sa kohe qe anetaret vihen dhe hiqen nga kryetari. Nuk ka anetar ne ndonje komitet qe i kundervihet kryetarit partiak. Kjo e drejte, per tu zgjedhur ose per te caktuar se cili kandidat duhet te kandidoje, i perket votuesit dhe jo kryetarit. Shqiperia ka modelin rus oligarkise qeverisese. 4. Te drejten e shkarkimit te KM, Presidentit, kryetarit partiak, deputetit dhe cdo funksionari tjeter qeveritar me ane te referendumit popullor. 5. Lejimi i kandidimit dhe i zgjedhjes se drejtperdrejt nga anetare te mergates Shqiptare. 6. Ndalimi i politikave gjenocidiale dhe etnikisht spastruese, sic ka bere qeveria Rama keto vite. Nxirr Shqiptaret nga Shqiperia dhe zevendesoji me te huaj. Keto disa pika themelore qe mendoj se do hapin rruge per zhvillime te metejshme pozitive.

    Përgjigju
  • Andi: 10/03/2022 19:30

    Nje here thua "nuk kemi cti bejme", pasi plasin protestat thua "po ja do ngreme nje bord". Tani qe te erdhi veza te b*tha thua "dale t i genjejme njehere keta". Thua qe ja hoqe TVSH-ne bukes, por furrat prape nuk e ulën çmimin. Dmth, ti aty je per dordolec, sepse edhe ua heq tvsh dhe nuk ta ulin çmimin. Kompanite celulare e bejne muajin me 28 dite dhe i vendosin cmimet ne tavoline, furrat i vendosin cmimet ne tavoline, nafta ne tavoline.... Bravo Edi, ti duhet te rrish aty per fytzre te bukur

    Përgjigju
  • Bobi: 10/03/2022 19:27

    Per ca njerez qe ankohen sot mire ti behet. Ato qe per 50 000 leke apo 1 thes miell kane shitur voten nanen pak e kane. Sa per ate qe thua ti Ram Gerrneta po sikur vetem ato tendera qe merren me 99.99% e vleres edhe me oferten me te lart te shikosh mjafton. Ky flet per cmimin e naftes po se permend Kastratin. I ka dhene 80%te gazit e naftes ne vend I ka dhene aeroportin dhe portin. Ndertime pa fund ku ti teket dhe ska lene gje pa I dhene

    Përgjigju
  • drilon: 10/03/2022 19:16

    Nuk meren masat kur te vjen veza te b*tha....

    Përgjigju
  • Satêr: 10/03/2022 19:09

    Ç'ështê kjo ndërhrje në treg o udhëheqës?! Nga na dolën këta spekulantët e çmimeve! E bëre në tumane më duket!

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 10/03/2022 19:06

    Per te zbutur efektet e krizes se rritjes se cmimeve qeveria duhet te nderhyje ne uljen e normes se tvsh per karburantin dhe artikujve ushqimore te shportes per nje periudhe te caktuar.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/03/2022 19:02

    Ca gjobash more pler lujt do ja vendosesh kastratit ortakut tend te sheratoni dhe ne rinas po si mund te rritet per 3 di 900 lek nafta mor pis mor plera njerez qe ky popull mase ska fuqi po ju ka len zotin lart

    Përgjigju
  • Albert: 10/03/2022 19:00

    Jo vetem qe i fut ne xhepat tane gishterinjte e duarve te tua te gjata, po i fut perdite cdo ore. I pafytyre.

    Përgjigju
  • Rama: 10/03/2022 18:59

    Shqiptareve pakesoi buken e shtoi drurin ashtu te duan edhe me shum...taksat nuk i heq

    Përgjigju
  • Titi: 10/03/2022 18:58

    Mua me ke zhgenjyer eshte shume vone per cdo gje qe thua tani.

    Përgjigju
  • Cavsj: 10/03/2022 18:53

    Genjeshter Z.Rama. Nese shikon pjesmarrjen ne votime, e kuptoni qe kandidati i juaj, ose cili do tjeter, u zgjodh me nje perqindje efektive votuesish rreth 12-13%. Kete llogari mund ta besh fare lehte => perqindja e fitores se kandidatit shumezuar me perqindjen e pjesmarresve ne votime ju jep perqindjen efektive te votuesve te qarkut, per kandidatin ne fjale. Ja nje shembull dhe nje pyetje per ju…perqindja e votuesve ne Shkoder dhe Durresishte rreth 28%, sejcili. 72% e votuesve ne qarkun e Shkodres ose te Durresit, qe i bie rreth 110,000 votues, nuk ju kane thene PO, sic e pershkruani juve. Ky numer eshte i perafert me pjesmarrjen ne qarqet e tjera. Pse injorohen 78% (shumica e cilesuar) e votuesve qe NUK JU VOTUAN? Nuk eshte fitore te zgjidhesh kandidat me pakice votash! Mjaft genjeshtrave!

    Përgjigju
  • Gripi: 10/03/2022 18:52

    Te lumte tr*pi. Prandaj te votuam qe te na e cosh naften 5 mije leke dhe te thuash nuk iki hahahaha po nuk e menaxhove dot do ikesh qe cke me te dhe me nje kembe madje. Nuk godite spekulantet e barnave te Covid dhe nuk kemi shprese as tani.

    Përgjigju
  • Tutu: 10/03/2022 18:50

    Nuk duhet te ikesh o batakçi… ti duhet te qerohesh… ne burg e ke vendin… sa per ato 5 bashkite , se ato qe more ti kane “shume” peshe … ndaj futi ne pra*amice… se per l*sh do shkosh… O Kryeministri Vores , Rrogozjines , Dibres dhe kryekatundit te Shqiperise Durresit… shume fuqi ke marre… je i falimentuar …standarti yt jane Afrim Qendro Prefekt i Tiranes, Ardi Polici zv minister infrastruktures.. Denar Debili ( dhe Biba origjinal e ka fiks).., e me radhe gjithe idiotet e qeverise tende…

    Përgjigju
  • ervin: 10/03/2022 18:41

    HIQ TAKSEN RAMA SE KETE RADHE NUK TE FALIN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën