SARAJEVË- Udhëheqës serbë dhe kroatë kanë takuar liderët boshnjak për të gjetur një zgjidhje ‘demokratike’ për protestat që kanë filluar prej 4 ditësh në Bosnjë e Hercegovinë kundër papunësisë.
“Si vend nënshkrues i marrëveshjes së Dejtonit, Serbia është e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe për gjetjen e një zgjidhje paqësore dhe demokratike”, ka thënë Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me autoritetet boshnjake të dilën.
Në katër ditët e fundit Bosnja dhe Hercegovina është përfshirë nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve që kanë djegur ndërtesa qeveritare, duke lënë të plagosur dhe të arrestuar.
Protestat kanë nisur pas privatizimit të 4 firmave në qytetin verior industrial në Tuzla, dhe më pas u përhapën në të gjithë Bosnjën.
Qytetarët protestojnë kundër papunësisë dhe vështirësive ekonomike me të cilën përballen çdo ditë boshnjakët. Mediat e huaja e kanë quajtur valën e protestave “pranvera boshnjake”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com