Më shumë se 400 persona janë arrestuar pas protestave mbi vendimin e Jurisë amerikane për të mos ndjekur procedim penal për oficerin e policisë Daren Wilson që vrau adoleshentin Michael Brown.
Trazirat në vend janë shkaktuar në disa shtete amerikane nga Bostoni në Dallas, nga New-Yorku në Atlanta. Ndërkaq, guvernatori i Misurit ka mohuar thirrjet për një juri të re për të rigjykuar sërish oficerin Wilson. Sipas raportimeve, zemërimi popullor pritet të ulet për shkak të dëborës së madhe dhe festës së Falënderimeve.
Nga ana tjetër forcat xhihadiste të ISIS në Siri dhe Irak janë zotuar t’u vijnë në ndihmë këtyre të fundit, sigurisht nëse përqafojnë fenë islame.
Duke përdorur sloganin nga IS në Ferguson, një xhihadist ka postuar një Twitter foton e një letre të shkruar me dorë ku thuhet: “Ne ju dëgjojmë dhe mund t’ju ndihmomë në qoftë se ju përqafoni islamin, hidhni poshtë ligjet e korruptuara të bëra nga njeriu dhe zotoheni për besnikëri ndaj kalifit Ebu Bekr al Bagdadit”. Demonstratat që nga e hëna kanë ndezur një debat të madh ndërkombëtar mbi marrëdhëniet me komunitetet me ngjyrë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com