KINE- Rreth 50 protestues në Kinë rrethuan dhe dëmtuan makinën ku ndodhej ambasadori amerikan, Gary Locke. Incidenti ndodhi pasi protestuesit u larguan nga ambasada japoneze në Kinë, ku vazhdojnë demonstratën e tyre.
Protestuesit thërrisnin "Shtetet e Bashkuara janë fajtori kryesor!" "Na ktheni mbrapsht lekët tona!" Poshtë imperializmi amerikan! Kina do të fitojë!
Videoja u xhirua nga një kinez i cili tha se e kishte filmuar incidentin e ndodhur nga 18 metra lartësi me dorën e tij të djathtë. I pyetur nga Reutters, rreth mënyrës sesi ia doli të xhironte këtë incident, ai u përgjigj "Jeta ime është e mbushur me koiçidenca"
Ndërkohë përsa i përket ambasadorit amerikan i cili gjendej brenda makinës së sulmuar, mësohet se nuk ka pasur dëmtime.
Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha aziatike po përkeqësohen dita ditës. Tensioni ka qenë i lartë si në tokë ashtu dhe në det, pas 4 ditëve protestash në qytete të ndryshme të Kinës, si dhe më anijet e kësaj të fundit të vendosura pranë ishujve në Lindje të detit të Kinës, të cilët kanë qenë edhe molla e sherrit midis Kinës dhe Japonisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com