GREQI - Mes 25 personave të arrestuar gjatë protestës në sheshin “Sintagma” në Athinë gjendet dhe një shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke dhe konfirmuar nga Ministria e Jashtme.
Gazeta “Kathimerini” saktëson se 14 prej të arrestuarve nuk janë grekë: 4 gjermanë, 2 francezë, 1 australian, 1 ukrainas, 1 holandez, 1 italian dhe 1 polak.
Këtë mëngjes sheshi është boshatisur, pas miratimit të marrëveshjes për borxhin e ri. Të mërkurën, rreth 12 mijë protestues dolën në shesh në shenjë proteste për marrëveshjen e firmosur nga Cipras.
Gjatë protestës, dhjetëra të rinj sulmuan policinë me bomba artizanale dhe gurë.
/Shqiptarja.com