Protestat në Kosovë, qeveria heq
nga rendi i ditës ligjin e kufirit

Protestat në Kosovë, qeveria heq<br />nga rendi i ditës ligjin e kufirit
Pas protestave, presionit dhe mungesës në sallën e Kuvendit të Listës Serbe qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheqë nga diskutimi dhe votimi projektligjin për miratimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ose sikur njihet ndryshe demarkacioni.
 
Kryeministri Isa Mustafa në fjalimin e tij në Kuvend deklaroi se "Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që të votojmë për demarkacionin me Malin e zi dhe qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin".
 
Kreu i ekzekutivit të Kosovës sqaroi se shtyrja e diskutimit nuk nënkupton që marrëveshja për kufirin do të rishqyrtohet, por "Do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme".
 
Opozita në Kosovë e ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen. Përfaqësuesit e partive më të mëdha opozitare Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë bërë thirrje për të mos e votuar marrëveshjen dhe se do ta ndalin.
 
Ndërkohë që Bashkimi Europian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës se miratimi i vijës kufitare është vendimtar për liberalizimin e vizave. 

Seanca për demarkacionin/ Zhvillimet minutë pas minute

Ora 14:50
Limaj: Tërheqja e paarsyeshme, Konjufca: Kjo që ndodhi është votim
Dy deputetët opozitarë në Kosovë, Fatmir Limaj dhe Glauf Konjufca kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa se do të tërhiqej nga rend ii ditës Demarkacioni.

Sipas dy opozitarëve, tërheqja e këtij ligji ështe e paarsyetuar dhe se ky ishte një votim, por se qytetarët e Kosovës e kudnërshtuan.
 
Tërheqja e ligjit është e paarsyeshme. Ligji s’mund të tërhiqet, mund të rishikohet” ka thënë Limaj.

Ndërsa Konjufca u shpreh, “Unë sot do ta konsideroj votim këtë që ndodhi në Kuvend. Mbi 70% e popullit nuk e donin demarkacionin. Falenderoj popullin që doli të protestonte kundër demarkacionit”.

Ora 14:40 Protestuesit festojnë për shtyrjen e Demarkacionit
Pas marrjes së lajmit për shtyrjen e votimit të ligjit të demarkacionit protestuesit kanë festuar jashtë ambienteve të Kuvendit.



Ora 14:25 Qeveria tërheq nga rendi i ditës Demarkacionin
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa teksa ka folur në seancën e Kuvendit, ka paralajmëruar se qeveria do të tërheqë nga rendi i ditës e Demarkacionit.
Ai ka thënë se nuk janë rrethanat e duhura për demarkacion.
 
Demarkacioni tërhiqet nga rendi i ditës. Nuk jkanë kushtet e duhura dhe rrethanat për demarkacion. Nuk është normale të diskutojmë situata jo të favorshme” ka thënë ai.
 
 
Ora 14:00 Përgjimet, deputeti Grabovci këkron falje për fyerjet ndaj RAE
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka këkruar ndjesë për mënyrën sesi ai ka folur gjatë bisedave për komunitetin RAE fakt që u publikua nga disa përgjime të publikuara.

Grabovci ka shtuar se, pas kësaj familja e tij është duke u terrorizuar, ndërkohë që falje i ka kërkuar gjithë publikut dhe deputetit Paçaku.

Zoti Paçaku iu drejtohem juve edhe te gjithë te tjerëve të cilët janë objekt të një bisede , unë dhe familja ime jemi tu kalu qaste shume të vështira të terrorit. Të gjitha angazhimet e mia kanë qenë gjithnjë të sinqerta, do të vazhdojë të iu jap ndihmë dhe përkrahje si një bashkështetas i juaj, si një mik dhe vëllai i juaj. Nuk besoj që ju po i përjetoni më rënd se unë. Unë iu kërkoj sinqerisht falje ngas zemra jem dhe shpirti im për këtë që po ndodh. Dhe nuk besoj që në një shtet të Evropës për një muaj rresht të terrorizohet një njëri dhe një familje e tërë për disa biseda private. Ato kanë qenë momente të dobësisë, jemi njerëz të gjithë. Iu kërkoj falje të gjithëve atyre të cilët e ndien vetën të fyer nga këto biseda. Ndërsa pjesën tjetër ja kam lanë drejtësisë sepse besoj në të”, ka thënë Grabovci.

Ora 13:50 Glauf Konjufca: Demarkacioni është afër dështimit 
Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë sot se kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli, kanë bërë presion ndaj deputetëve të pozitës që kanë shprehur qëndrimet kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Gonjufca shtoi se, demarkacioni është afër dështimit.

Gjatë fjalës që ai ka mbajtur në Kuvend, ai ka shtuar se, vetë është në arrest shtëpiak, por ka kërkuar leje nga gjykata për të marrë pjesë në punimet e seancës.

Kjo seancë është vështirë të ndalet sepse nuk po funksionon trysnia e Mustafës, Thaçit e Veselit mbi deputetët të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin. Demarkacioni është afër dështimit”, ka thënë Konjfuca. 

Ora 13:42 Rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
8. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Ora 13:40 Mediat: Qeveria tërheq demarkacionin nga rendi i ditës
Mediat në Kosova raportojnë se Kuvendi ka vendosur që të tërheqë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës.
 
Ky vendim është marrë pasi prezentë në sallë nuk do të jetë Lista Serbe dhe rrjedhimisht kalimi i kësaj marrëveshje është i pamundshëm.
 
Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. 

Ora 13:30 Incidenti në kufirin me Malin e Zi, Policia e Kosovës: Asnjë gjë e vërtetë
Policia e Kosovës ka mohuar lajmin se në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur ndonjë konflikt.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia kosovare saktëson se nuk ka asnjë të vërtetë rreth këtij lajmi  dhe se zyrtarët e policisë janë në krye të detyrës.

Ja komunikata e shpërndarë për mediat nga policia e Kosovës
Policia e Kosovës pas shkrimeve të publikuar sot nëpër disa portale dhe media lidhur me gjoja një incident të armatosur në brezin kufitar Kosovë-Mali i Zi, informon opinionin dhe mediat se raportime të tilla janë të pabazuar dhe të pavërteta.Zyrtarët kompetent të Policisë së Republikës së Kosovës janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve edhe në brezin kufitar shtetror dhe deri në këto qaste nuk ka të raportuar apo të konfirmuar asnjë incident të till.

Ora 13:25 Fillon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës
Pas më shumë se 90 minuta ka filluar seanca plenare në Kosovë në të cilën pritet që të votohet ligji për vijën kufitare me Malin e Zi.

Ora 13:00 Policia arreston edhe deputeten Aida Derguti
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
 
Sipas mediave kosovare deputetes i është gjetur një bombull gazi teksa po dilte nga ambientet e tualetit të Kuvendit.
Menjëherë pas kësaj, deputetja Derguti është larguar nga ambientet e kuvendit.

Ora 12:50  Vetëvendosje: Ftojmë qytetarët që të protestojnë, regjimi merr përmasa autoritare
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes së radhëve të saj, ku parmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ka thënë se, ky është një arrestim që bëhet nga një regjim i përmasave autoritare.

Ajo fton qytetarët që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdhëruar arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. Bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”, thuhet në reagimin e VV.
 
Ora 12:30 Shoqërohet në polici deputetja e Vetëvendosjes
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi nuk u lejua me hyjë brenda Kuvendit pas kontrollit. Ajo është shoqëruar në polici, ndërsa në vijim pritet të shpjegohet arsyeja.

Ora 11:45 Nis protesta në Kosovë kundër demarkacionit
Në pritje të nisjes së seancës kanë nisur protesta jashtë ambienteve të Kuvendit të Kosovës. Përkrahësit dhe qytetarët e thirrur nga opozita kundërshtojnë miratimin e ligjit për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, pasi sipas tyre po falet tokë.

protesta kosoves
protesta kosove
protesta kosove
protesta kosove
protesta kosove

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri