Protestat në Mengël, Policia: U keqpërdorën nga politika, shoqëruam një 25-vjeçar për dhunë

Protestat në Mengël, Policia: U keqpërdorën nga politika, shoqëruam një 25-vjeçar për dhunë

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi gjatë protestave

ELBASAN- Pas protestave të mbajtura ditën e sotme në zonën e Elbasanit, ku prindër, nxënës dhe deputetët të PD kërkuar hapjen e shkollës në fshatin Mengël, policia vendore e Elbasanit ka shoqëruar një protestues.

Në njoftimin e Policisë shkruhet se rruga nacionale Elbasan-Librazhd ka qënë e bllokuar në mënyrë të paligjshme, ku disa prej protestuesve të rritur u keqpërdorën prej subjekteve politike duke reaguar dhunshëm ndaj Policisë. 

Gjithashtu Policia ka deklaruar  se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment. 

Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin.

Policia e Elbasanit

Reagimi i plotë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit

Në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë, Elbasan, ditën e sotme rreth orës 12:00 një grup organizatorësh kanë përdorur gra e të mitur, për të bllokuar në mënyrë të paligjshme për disa orë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd.

Fakti që u përdorën fëmijë, e detyroi Policinë të mos ndërhynte, çka solli më pas bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë. 

Disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta. 

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit. 

Policia e Elbasanit, duke përfituar nga rasti, deklaron me përgjegjësi se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia. 

Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja