Ish ambasadori Agim Nesho thotë se protesta masive e së shtunës në Serbi, ku morën pjesë rreth 275 mijë persona, është një lëvizje e pastër për të rrëzuar qeverinë e Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu, Nesho tha se Vuçiç do të tentojë që ta 'transferojë' këtë problem të tij të brendshëm në një problem të jashtëm.
“Ishte akumulim i gjithë mllefit të opinionit publik, dëshirë për ta parë Serbinë pjesë të Perëndimit. Kemi lëvizje të pastër demokratike, për të ndryshuar regjim. Mendoj se nuk do të ndalohet as me kompromiset e Vuçiç që deri tani ka planifikuar dorëheqjen e qeverisë si hap të parë, për të bërë zgjidhje kompromisi me forcat e tjera për të ulur zemërimin dhe në fazë të dytë, mendohet se si Vuçiç, përfaqësues i një regjimi nacionalist në Serbi, mund ta transferojë këtë konflikt të brendshëm në një të jashtëm.", u shpreh Nesho.
![]()
Duke u ndalur te Millorad Dodik, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnje-Hercegovina, ish ambasadori u shpreh se ai ishte një person që është përpjekur gjithmonë të krijojë destabilizim.
"Dodik është një person që deri tani është përpjekur që të destabilizojë Bosnje-Hercegovinën dhe kjo ka qenë direktivat ekzekutive të administratës së kaluar të SHBA dhe nga sekretari i shtetit Marco Rubio. Ka pasur konsensus të madh për një zgjidhje oportune në rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Dihet që ka pasur gjenocid në Bosnje, të ushtruar nga nacionalistët e Millosheviç në Kosovë, dhe marrëveshjet e bëra në Ballkan, sidomos ajo e Dejtonit, është pranuar me konsensus të gjerë dhe është e vështirë që Perëndimi ta tejkalojë. Marrëveshja është bërë në kushtet e paqes së menjëhershme. Mënyra se si po punonte Dodik, lidhjet e tij me Rusinë, i vetmi vend ballkanik që ka trajnuar paraushtarakët rusë. Personaliteti i Dodik është një personalitet që kthen një nga krizat më të mëdha ndërkombëtare.", shtoi ish ambasadori.
Ai komentoi gjithashtu edhe lëvizjet që po kryhen për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Sipas tij, ndonëse presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të negociojë, nga ana tjetër, Vladimir Putin është në kushte komode dhe kërkon që të mos arrihet një armëpushim.
Xh.D/r.k./Shqiptarja.com“Vetëm ditët e fundit, Putin ka lëshuar më shumë raketa sesa të gjithë vendet perëndimore dhe NATO ka furnizuar Ukrainën për një vit. Në një farë mënyre Putin ndihet komod, kërkon të shtyhet kjo marrëveshje, ka çuar disa pika për të negociuar, megjithëse është fuqi relativisht e dobët, me një ekonomi thuajse të shkatërruar, por është një moment. E shikon se ka arritur disa suksese, ka marrë Donbas, përpiqet të kontrollojë linjën strategjike për të dalë në Detin e Zi, prandaj do të kemi bashkëbisedim midis një njeriu që kërkon sa më shumë koncesione. Flitet se do të kërkoj që trupat e NATO-s të mos ndihmojnë Ukrainën, kërkon që Perëndimi të njohë pushtimin e Krimesë, ta quajë si një realitet të pakontestueshëm të gjithë Donbassin, prandaj do të kërkojë sa më shumë gjëra, një pjesë të të cilave i ka paraqitur me letrën dhënë të dërguarit special të Trump në vizitën e fundit. Në këtë do të kuptojmë se a do të ketë mundësi për paqe. Shanset e deritanishme janë se Putin e kundërshton armëpushimin 30 ditësh për arsye se kërkon të krijojë një avantazh në terren sa më të madh.", përfundoi Nesho.
Komente

