Protestat në Serbi/ Vuçiç: Qeveri e re brenda 30 ditëve ose zgjedhje të parakohshme! Përmbushëm kërkesat e studentëve

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të martën se mosformimi I një qeverie të re brenda 30 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit të tij, do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

"Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen dhe procedura e mëvonshme është si vijon: fillimisht dorëheqja e tij duhet të ratifikohet nga Parlamenti. Pasi të konfirmohet dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç, fillon një afat kohor 30-ditor, gjatë të cilit duhet të kryhen procedurat e nevojshme për zgjedhjen e një qeverie të re. Nëse brenda 30 ditëve nuk formohet qeveria, shpallen menjëherë zgjedhjet",-tha presidenti serb. 

Vuçiç tha se stabiliteti i vendit është nën kërcënim në një fjalim pasi kryeministri Millosh Vuçeviç njoftoi dorëheqjen për të qetësuar tensionet në një valë protestash kundër qeverisë.

Demonstratat u ngritën pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, ku vdiqën 15 vetë nëntorin e kaluar.

Tubime të vogla nisën në të gjithë vendin pasi studentë, mësues dhe punëtorë të tjerë fajësuan për fatkeqësinë e stacionit, korrupsionin brenda qeverisë, të cilin ajo e mohon.

Vuçiç tha se qeveria kishte përmbushur tashmë të gjitha kërkesat e protestuesve, duke përfshirë publikimin e të gjitha dokumenteve në lidhje me rindërtimin e fundit të stacionit.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!

Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!